Bilanci javor/ Policia ‘bën namin’ me arrestime, gjoba dhe pezullim patente në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga 26 persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë ndërsa 8750 gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, pas disa kontrolleve intensive të kryera në rrugët e kryeqytetit.

Nga kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, janë arrestuar dhe proceduar 24 drejtues automjetesh, të cilët u kapën në timon në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 8750 masa administrative.

-Janë vendosur 120 masa administrative, për xhama të errësuar.

-Janë vendosur 278 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

-Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

-Janë vendosur 596 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

-222 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

-2191 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

-Janë vendosur 210 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

-Janë vendosur 252 masa administrative, për parakalime të gabuara.

-Janë bllokuar 19 automjete.

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV