Ksamili e Saranda lënë pas Spanjën e…/ Shqipëria, destinacioni i preferuar i italianëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është kthyer në destinacionin më të preferuar të italianëve për pushimet verore jashtë vendit të tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej televizioneve më të mëdha në shtetin fqinj.

Televizioni La7 ka zbuluar destinacionet më të kërkuara nga italianët për verën e 2023-shit ku në vend të parë ndodhet një qytet shqiptar, Ksamili.

Sipas një klasifikimi nga Airbnb, mbi bazën e prenotimeve që janë kryer deri tani, për italianët do të jenë kryesisht pushime në det.

Këtë vit, janë 2 vende që dominojnë në renditje duke marrë pozicionet e para: Shqipëria dhe Spanja.

Shqipëria renditet në krye të klasifikimit të dhjetë destinacioneve më të kërkuara me qytete si Ksamili në vendin e parë, Saranda në vendin e tretë dhe Vlora në të katërtin. Ndërsa, Spanja ka në listë 4 prej tyre: Benidorm, Magaluf, Playa Blanca e Palma.

Sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë. Duket se tashmë Shqipëria është futur në listën e preferencave të pushuesve evropianë duke rivalizuar denjësisht edhe me destinacionet më të rëndësishme turistike si Spanja, Greqia e Kroacia.

Të fundit

Po përgatitej të vriste një të pastrehë, arrestohet 15-vjeçari i grupit neo-nazist

Një adoleshent 15-vjeçar, i cili dyshohet se ishte identifikuar plotësisht me ideologjinë neo-naziste, u arrestua sot në qytetin Bolzano,...

90 min bisedë me Putin, Trump telefonon dhe Zelenskin: Negociatat për pushimin e luftës..

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë këtë të mërkurë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelenski. Lajmi bëhet i...

Filmi i ri ku merr pjesë, të gjithë vunë re tatuazhin e Brad Pitt për Angelina Jolie

Pak orë më parë u publikua teaser-i i parë i filmit të ri të Brad Pitt, me titull “F1”, i cili do të dalë...

Berisha shkel statutin, kreu i PD: Krerët e qarqeve jashtë votimit në primare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, mbledhja e cila është ende në vijim. Ish-kryeministri Sali Berisha ka propozuar që drejtuesit e qarqeve...

’Shqipëria 2030′ në BE edhe për një drejtësi të pavarur”,Rama:Detyra jonë të ngremë zërin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se të enjten do të komunikojë sërish “live” me qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV