Shqipëria kryeson rajonin për nivelin e ulët dhe të lartë të njohurive në teknologji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shumë fusha, Shqipëria nuk ka të mesme, por ekstreme. Kjo prirje është e vlefshme edhe për fushën e teknologjisë, ku një pjesë e madhe e popullsisë nuk kanë aftësitë bazike.

Në vitin 2021 vetëm 24 % e popullsisë në Shqipëri kishte njohuri bazike dixhitale. Ky ishte niveli më i ulët në Rajon sipas një krahasimi të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që përdori të dhënat e Eurostat.

Por nga ana tjetër Shqipëria dhe Serbia kanë numrin më të lartë të profesionistëve të teknologjisë. Ndryshe nga Rajoni Shqipëria gjithashtu ka një numër të madh femrash ne fushat e teknologjisë.

Në vitin 2021, specialistët e TIK zinin 3.6 për qind të punësimit, niveli më i lartë krahasuar me rajonin. Pas Shqipërisë, në Serbi ekspertët e TIK zunë 3.3 % të punësimit. Në vendet e tjera të Rajonit ky tregues ishte më u ulët, në Bosnjë (1.4%, Kosovë (1.1%), Mal të Zi (1.4%)

Ekziston gjithashtu një disbalancë gjinore, ku vetëm 19% e specialistëve të TIK janë gra në rajonin e BB. Një situatë disi më e mirë sa i përket femrave specialiste të TIK-ut është në Shqipëri (28%) dhe Serbi (24%).

Kapitali human në sferën dixhitale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor po performon nën mesataren e BE-së, kryesisht për shkak të nivelit më të ulët të aftësive dixhitale, por po ruan një performancë të fortë për numrin e të diplomuarve në TIK.

Në nën-dimensionin e aftësive të përdoruesve të internetit, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë performuesit më të mirë në BB me rezultate mbi mesataren e BB. Në aftësitë dhe zhvillimin e avancuar nën-dimensioni që lidhet më së shumti me numrin e specialistëve të TIK-ut, femrave specialiste të TIK-ut dhe të diplomuarit në TIK, Serbia dhe Shqipëria kanë rezultatet më të larta mbi mesataren e BB dhe BE-se, të ndjekura nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me rezultate mbi mesataren e BB.

Lexo edhe :  Dy shembuj konkretë: shiu shpërfytyron qytetet shqiptare

Ndërsa 85% e njerëzve në Ballkanin Perëndimor kanë përdorur internetin në 12 muajt e fundit në 2021, vetëm 35% zotëronin aftësitë bazë dixhitale. Mali i Zi dhe Serbia kanë rezultatet më të larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor me 47% dhe 41% të njerëzve me të paktën aftësi dixhitale bazë.

Gjatë vlerësimit të performancës së përgjithshme në dimensionin e kapitalit njerëzor, Shqipëria po performon mirë në disa tregues shumë të rëndësishëm të aftësive dixhitale, siç janë specialistët e TIK-ut. Gjithashtu, Shqipëria ka rezultate të mira për femrat specialiste të TIK-ut, të cilat marrin pjesë me 28% në total të specialistëve të TIK-ut.

Për më tepër, 21% e ndërmarrjeve shqiptare ofrojnë trajnime për TIK për punonjësit e tyre për të përmirësuar aftësitë e tyre dixhitale. Të diplomuarit në TIK përbëjnë pothuajse 5% të të gjithë të diplomuarve në Shqipëri, që është mbi BE-në mesatarisht 4%, por nën mesataren e BB prej 6%.

Megjithatë, 24% e njerëzve midis 16 dhe 74 vjeç në Shqipëri kanë të paktën aftësi bazë dixhitale (përkundrejt mesatares së BB prej 35%) dhe vetëm 4% e individëve kanë aftësitë dixhitale mbi bazën, ynë nën mesataren e BB prej 27%./ Monitori

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV