Aksioni i SPAK në kampin e Manzës/ Berisha:Krim i shëmtuar, dhunë e egër ndaj banorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot ndaj sulmit të mëngjesit në kampin e MEK në Manëz duke e quajtur atë një krim të shëmtuar dhe dhunim flagrant të të gjitha ligjeve dhe konventave.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se policia nuk mbajti asnjë procesverbal për dokumentet dhe objektet që konfiskoi në kamp.

“Ngjarja në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, traditës shqiptare dhe detyrimit që rrjedh nga kjo traditë si vend mikpritës. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën e egër fizike, e cila ka pasur pasojë gjer tani një të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj ato banditeske, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga policia e Edi Ramës”, tha Berisha.

Sipas tij “PD është në parti e cila dënon terrorizmin ngado që vjen. Nuk përjashtojmë mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë edhe të infiltruar dhe terroristë. PD nuk pranon kurrë ndëshkime kolektive dhe këtë që ka ndodhur sot, një masakër e vërtetë në kampin e Manzës. Akuzat e formuluara nga prokuroria apo policia kërkonin hetim por nuk mund të bëheshin me një reprezalje masive ndaj refugjatëve iranianë me strehë në Shqipëri”.

 

 

“Sulmet kibernetike nga regjimi i Iranit janë një e vërtetë. Por para këtyre sulmeve nuk ishte Garda e Iranit që sulmoi sistemet dixhitale shqiptare, por i sulmoi Rama me falangat e tij të krimit që nxorri në treg të gjtiha të dhënat për punonjësit e SHISH dhe duke dëmtuar edhe interesat e shërbimeve sekrete të NATO-s në tërësi”, deklaroi më tej Berisha.

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Lajme të tjera

Web TV