Mashtrimi publik me videon “për Blendi Klosin”, marrë nga një faqe e huaj +18

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video me përmbajtje pornografike ka nisur të shpërndahet gjerësisht në mediat online dhe platformat e tjera sociale në internet, për të njollosur ish-ministrin dhe politikanin e njohur socialist Blendi Klosi.

Video është publikuar nga disa media dhe grupe në mediat sociale, me ndikim të madh, duke pretenduar se pas aferës seksuale të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, mazhorancës socialiste sapo i ka dalë një skandal tjetër edhe më i madh.

Mirëpo, nga një verifikim në internet me ndihmën e Google Images, Newsbomb Albania ka arritur të provojë se bëhet fjalë për një mashtrim publik dhe një video me përmbajtje seksuale të shpërndarë qëllimisht për të dezinformuar opinion publik.

Google ka analizuar fotografitë dhe linkun e imazheve që ne i kemi kërkuar, të publikuara në platformën Facebook/Meta, si dhe në disa portale, dhe nga verifikimi bie në sy se kemi të bëjmë me një përmbajtje për faqe pornografike me aktorë të paguar.

“Real manager & his employees blo*job Part 2 (2)”, është një nga titujt e videos në platformat sociale në internet. “Employee Blo*s the Boss Part-2”, apo dhe “Boss Blo*s A Load In Employees Mouth (Hidden Cam)”, janë disa nga titujt e tjerë.

Nuk dihet se kush qëndron pas këtyre veprimeve dhe se cilat janë arsyet e vërteta të shpërndarjes së saj, edhe prej personave të njohur dhe me influencë në mediat sociale. Ne e kategorizojmë këtë përmbajtje dhe artikujt e lidhur me të si të pavërtetë dhe një dezinformim i opinionit publik.

Më poshtë, po vendosim të censuruara edhe llogaritë/faqet e huaja pornografike ku është shpërndarë kjo video nga autorët e saj, prej Nëntorit të vitit 2014. Është shumë naive të mendosh se kjo video është shpërndarë vetëm sepse personi, sipas pretendimeve të atyre që e kanë publikuar, ngjan disi me Blendi Klosin.

Lexo edhe :  Përplasje mes vëzhguesve në një KZAZ në Tiranë, ndërhyn policia!

 

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV