Foto/Kristi dhe Dea gjithmonë e më afër njëri-tjetrit, çfarë po ndodh me finalistët e BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm dy javë më parë, Kristi dhe Dea janë bërë pjesë e jurisë në “She’s on Top”, në Top Channel. Edhe për shkak të këtij projekti janë parë më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit kohët e fundit.

Megjithatë, Dea më shumë dhe Kristi më pak, kanë nisur edhe të ngacmojnë pak fansat e tyre me daljet e shpeshta apo me aktivitetet që bëjnë gjatë ditës edhe për shkak të programit.

Dea, nga ana tjetër, i pëlqen komplimentet e Kristit çdo të diel për veshjen e saj, madje ajo edhe i kërkon me çdo kusht që ai të thotë patjetër diçka për mënyrën se si duket (siç ndodhi të dielën e kaluar).

Dea e di mirë që shumë prej ndjekësve të tyre kanë nisur të dyshojnë për një romancë të mundshme mes saj dhe Kristit, edhe pse, në fakt, deri tani nuk duket asgjë e tillë.

E ftuar në “Ftesë në 5”, pak ditë para se të niste programin e ri në Top Channel, Dea tha se ajo dhe Kristi janë shokë shumë të mirë, por e përcolli me një buzëqeshje pyetjen e Bietës nëse mund të ketë tjetër gjë pas kësaj.

Kimia që është e dukshme deri tani mes Deas dhe Kristit duket se do të jetë e tillë, të paktën derisa dy anëtarët e jurisë të jenë në “She’s on Top”. Më vonë, askush nuk di asgjë çfarë mund të ndodhë….

Për momentin, Dea dhe Kristi po bëjnë edhe pazaret bashkë… Në kuadër të programit…

Foto/ Kristi dhe Dea gjithmonë e më afër njëri-tjetrit,

Të fundit

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV