Rritja e pagave, zbardhet udhëzimi i financave që “shpëton” administratën nga gjobat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e pagave në sektorin publik, e cila ende nuk është reflektuar në listëpagesa, ka sjellë vonesa në dorëzimin e tyre nga administrata publike, institucionet vendore si dhe ato kushtetuese.

Për të shpëtuar entet publike nga gjobat tatimore që parashikon ligji në fuqi, Ministria e Financave, ka miratuar një ndryshim në udhëzimin për “Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit, “gjobat për deklaratë të pasaktë dhe  pagesë të vonuar të detyrimeve për shkak të ndryshimit të listëpagesave dhe gjobat për deklarim të vonuar të formularëve të të punësuarve për herë  të parë, atyre rishtazi, si dhe të larguarve nga puna, nuk  aplikohen për organet e qeverisjes  qendrore apo vendore, institucionet kushtetuese dhe institucionet e tjera që financohen nga buxheti  i shtetit, në rastet e: zbatimit  të  një  akti  ligjor apo nënligjor  me efekte prapavepruese; zbatimit  të  një  vendimi  gjykate  të  formës  së prerë; zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë; vonesave në nxjerrjen apo dërgimin e vendimeve  të  emërimit  të  punonjësve  nga  organet që kanë këtë të drejtë.

Referuar udhëzimit në fjalë, në këto raste,  gjobat ndaj organeve të  përcaktuara më lart nuk zbatohen pasi  deklarimet apo ndryshimet e listëpagesave me vonesë nuk kanë ardhur për shkak të veprimit apo mosveprimit të këtyre institucioneve”.

Sipas ligjit në fuqi, tatimpaguesi, i cili nuk paguan brenda afatit të parashikuar në ligj shumën e detyrimit tatimor, ose të kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, apo dorëzon një deklaratë të pasaktë, detyrohet të paguajë një gjobë të barabartë me 0.06 % të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer.

Lexo edhe :  Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV