Çfarë lidhje ka nëndetësja “Titan” që shpërtheu me Shqipërinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthimi i nëndetëses “Titan” ku humbën jetën 5 persona, ka kthyer vëmendjen tek Victor Vescovo, personi i parë që është zhytur në 5 pikat më të thella të të pesë oqeaneve si pjesë e ekspeditës Five Deeps.

Vescovo ka udhëtuar në pikat më të thella të oqeanit, e së fundmi është rikthyer në vëmendje edhe për atë që i ndodhi nëndetëses Titan. Për vdekjen e 5 personave, shkaqet e të cilës ende nuk dihen, Victor Vescovo ka bërë fajtor kompaninë OceanGate.

“Për 50 vjet, kanë ndodhur me mijëra prej tyre zhytje me pilotë civilë dhe nuk ka pasur kurrë, jo vetëm viktima, por as lëndime serioze, deri në këtë ngjarje. Incidenti për fat të keq ishte rezultat i një kompanie dhe një ekipi që po vepronte jashtë zakoneve normale dhe kërkesave të funksionimit të sigurt të zhytësve në ujëra të thella,”- ka thënë ai për The Dallas Morning News të premten.

Por fotot e përdorura për të, kanë tërhequr vëmendjen. Sidomos mënga e kostumit, e cila mban edhe flamurin shqiptar krahas atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kombeve të Bashkuara dhe Teksasit. Por edhe kjo e ka një shpjegim. Ai është martuar me shqiptaren Monica Beu dhe flamurin shqiptar e mban për nder të saj.

Çfarë lidhje ka nëndetësja “Titan” që

Victor Vescovo, një biznesmen dhe eksplorues amerikan në karrierën e tij ka arritur thellësinë 10,927 metra.

Të fundit

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e...

Lajme të tjera

Web TV