“Hera e parë në 20 vite karrierë që…”/ Deda del me mesazhin e trishtë në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni i humorit ‘Klanifornia’ përmbylli rrugëtimin e tij. Kjo u bë e ditur nga aktori Julian Deda, i cili përmes një mesazhi tregoi se sot ishte dita e fundit e xhirimeve të emisionit.

Ai thotë se në 20 vite karrierë, sot shkoi për herë të parë i mërzitur në punë. Ai thekson se nuk mërzitet se nuk do ketë më emision, por fakti që nuk do takohet me kolegët që 15 vitet e fundit iu janë bërë si familje.

MESAZHI:

Sot ishte hera e pare ne 20 vite karriere, qe shkova ne pune i merzitur, dola ne skene pa e patur fare mendjen aty. Si asnjehere ne jeten time, doja me shume ikja nga puna, se sa te rrija aty, sepse nuk me behej ti shihja koleget ne sy.

Kisha frike se mos e leshoja veten, kisha shume frike. Sot xhiruam shfaqjen e fundit te Klanifornias. Nuk me merzit fakti qe s’do kete me Klanifornia, se çdo spektakel ka ciklin e vet. Me prek vetem ideja qe nuk do takohem me çdo dite, siç kam bere keto 15 vitet e fundit me familjen time te dyte, me koleget dhe bashkepunetoret e mi, me te cilet kemi ndare jo vetem skenen, por edhe gezimet dhe hallet e njeri-tjetrit, miqesine qe do jete e perjetshme dhe mbi te gjitha pasionin per profesionin. I dua te gjithe pa perjashtim, jane pjese e jetes sime dhe sigurisht pjesa me e rendesishme e karrieres sime.

Prandaj, sot vetem ju dua t’ju falenderoj, meritoni gjithe duartrokitjen time te zemres. Ju uroj me gjithe shpirt, qe si ju dhe une bashke me ju, te jemi dinjitoz dhe te suksesshem kudo qe te shkojme, ne çdo projekt ne vazhdim. Eshte nder per çdo televizion te kete ne perberjen e tij djem e vajza te talentuar, siç jemi ne, Familja e Madhe e Apartamentit 2xL dhe Klanifornias.

Të fundit

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që...

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar dhe njëri prej tyre ishte...

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha...

Greqi/ Operacioni me 49 të arrestuar, një dhomë gjendet plot me armë

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së...

“Rama e ftoi të bëhej ministër, Lapaj refuzoi”

Gazetari i A2, Anesti Bajramemaj, zbuloi zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe hodhi dritë mbi zërat që qarkullojnë së fundmi se kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV