“Të gjitha rrugët të çojnë në Arabi”, edhe Max Allegri pranë kalimit tek Al-Hilal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Al Hilal nuk heq dorë nga Max Allegri. Trajneri livornez pritet të ndërpresë bashkëpunimin me Juventusin. Pasi në Torino nuk e do më askush. Tifozët e bardhezinjve kërkojnë prej kohësh largimin e tij.

Ndërkohë që edhe drejtuesit e Juves, duan një ndryshim në pankinë. Me kroatin Igor Tudor në “pole” për t’i zënë vendin.

E ardhmja e Allegrit lidhet me Arabinë Saudite. Në pankinën e Al Hilal, klubi aziatik me më shumë trofe (66). Milionat nuk janë aspak problem në ato anë, dhe Allegrin e pret një ofertë e vështirë për t’u refuzuar.

Kontratë 3-vjeçare me 30 milionë euro në sezon! Sauditja Sport360 dhe ESPN raportojnë se marrëveshja mes palëve është arritur. Me zyrtarizimin që do të vijë gjatë ditëve të ardhshme.

Kjo do të jetë aventura e parë jashtë Italisë për Allegrin, i cili përveç Juves ka drejtuar edhe Milanin e Cagliarin në Serie A.

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV