Kushton 400 dollarë/Kjo është “kamera kafe” me të cilën Alma filmoi Gjicin në zyrë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u la sot në burg në akuzën për korrupsion pasiv. 40 vjeçarja  Alma Kaçi, e cila filmoi Gjicin teksa kryenin marrëdhënie seksuale, u la në “arrest shtëpiak”.

Kjo e fundit arriti të filmonte aktin përmes një pajisjeje, të vendsour në një gotë kafeje.  Bëhet fjalë për një kamer e cila mund të blihet online për vetëm 400 dollarë.

Nga fotot shihet se kamera e fshehtë është vedosur në brendësi të kapakut të gotës plastike, që zakonisht shërbehen pijet e nxehta ose të ftohta.

Ndonëse thuhet se Gjici ishte i kujdesshëm pasi nuk lejonte njeri në zyrë me çanta apo me celularë por mesa duket këtë herë i theu paksa “rregullat”.

Nga filmimet e para duket se kamera ishte pozicionuar fillimisht në tavolinën e mbledhjeve të Safet Gjicit.

Në dëshminë e tij Gjici tha para gjykatës se e mori dënimin për gabimin e bërë por këmbëmguli që nuk ka asnjë projekt për qentë, ashtu siç ka deklaruar Alma Kaçi.

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë. E mora dënimin. Rashë në kurthin e atyre që nuk më duan. Nuk ka projekt, nuk kam parë projekt. Nuk kam shkelur ligjin. S’kam kryer shkelje. Jam dakord me qëndrimin e avokatit”, mësohet të ketë thënë ai gjatë seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme.

40-vjeçarja ka pranuar në Gjykatën e Posaçme se ka pasur lidhje me ish-kryebashkiakun e Kukësit.

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai me ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, është shprehur Kaçi.

Të fundit

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV