“Më kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë”/ Kim mirënjohëse ndaj shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja në largim e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që shqiptarët i kanë dhënë gjatë 3 vitesh e gjysmë në këtë detyrë.

Në një postim në Twitter, Yuri Kim, shkruan se me krenari ka vizituar të 61 bashkitë e vendit dhe ka takuar mijëra shqiptarë që e kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë.

Të njëjtën mirësi dhe mikpritje, ambasadorja Kim, uron që t’i tregohet edhe ambasadorit të ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri.

“Duke u larguar pas tre vite e gjysmë në Shqipërinë e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë.

Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim”, shkruan Yuri Kim.

David Konstenacik është miratuar nga Senati amerikan si pasuesi i Yuri Kim në Tiranë.

 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV