Begaj në samitin e SEECP: E nevojshme, çdo nismë që forcon bashkëpunimin rajonal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

residenti Bajram Begaj mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të kryesisë së radhës së Malit të Zi të, në kuadër të samitit të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).

Takimi u organizua nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në Podgoricë, në mbyllje të kryesisë së radhës së SEECP-së nga Mali i Zi.

Presidenti Begaj, i cili kryesonte delegacionin shqiptar në takimin e nivelit të lartë, mbajti një fjalë për të pranishmit, si dhe dha një prononcim për mediet.

Gjatë prononcimit për mediet, Begaj përgëzoi Malin e Zi për kryesinë e radhës të SEECP, duke konsideruar çdo nismë që ka synim afrimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, të domosdoshme dhe të nevojshme.

“Vetë prezenca në këtë nismë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian tregon mbështetjen e tyre për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në rrugëtimin e tyre euroatlantik”, tha Presidenti.

Kreu i Shtetit shtoi më tej se sfidat e shumta me të cilat po përballen shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve të Evropës Juglindore janë të ngjashme, ndaj për zgjidhjen e tyre kërkohet angazhim i përbashkët, ku të përdoren praktikat dhe eksperiencat më të mira.

Duke u ndalur tek sfidat e sigurisë, Presidenti Begaj nënvizoi se situata e sigurisë në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë ka ndryshuar.

“Fokusi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është rritur, është fuqizuar, dhe ne si vende të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore duhet të bashkëpunojmë më mirë rreth sfidave të cilat shqetësojnë më shumë popujt tanë, siç është sfida e sigurisë, sfida e bashkëpunimit ekonomik, sfidat e lidhura me energjinë, me infrastrukturën, me agjendën e gjelbër apo me transformimin digjital”, tha ai.

Lexo edhe :  Berisha në Kuvend: Pse nuk pranoni kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit!

Duke e konsideruar samitin si të suksesshëm, Presidenti shtoi më tej se vetëm duke qenë të bashkuar e të unifikuar, mund të përballohen sfidat e së ardhmes.

Në fund të prononcimit të tij, Presidenti Begaj përgëzoi Maqedoninë e Veriut për kryesimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës.

Të fundit

Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

Politikë e re e kufizimit të vizave për të penguar dhe shkatërruar fluksin e fentanilit dhe drogave të tjera...

‘Çmendet’moti/ I nxehti “përvëlon” këtë vend, mbyllen rreth 200 shkolla

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera të Evropës jugore dhe lindore...

Partizani para ndeshjes në Europë, ndryshon axhenda për të kuqtë

Partizani do të rikthehet pas 15 ditësh në Tiranë. Në fillim u diskutua shtyrja e qëndrimit në Ohër, por plani ka ndryshuar. Kështu të kuqtë...

Shqiptarët rrisin kursimet/ Depozitat bankare u zgjeruan në lekë dhe në euro

Rriten depozitat si ne leke dhe ne euro.Të dhënat e Bankës së Shqiperisë konfirmojnë se kursimet e shqiptarëve bankare në monedhën vendase, në fund...

Meta nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time!

Kryetari i Partisë së Lirisë (ish-LSI), i arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, aktualisht i pandehur për çështjen e lobimit...

Lajme të tjera

Web TV