Shakira flet sërish për tradhtinë e Pique/E mësova kur babain e kisha në terapi intensive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se një viti pasi Shakira dhe Gerard Pique njoftuan ndarjen e tyre, superylli kolumbian është kthyer pas në kohë dhe ka treguar për “People en Español” se si e zbuloi se po tradhtohej.

Shakira tregon se mësoi tradhtinë e Pique menjëherë pasi babai i saj 91 vjeç, William Mebarak Chadid, u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti.

“Gjithçka ndodhi menjëherë. Mësova përmes medias se isha tradhtuar, ndërsa babai im ndodhej në terapi intensive.”

Ndër të tjera, Shakira kujton se mendonte se nuk do mundej t’i përballonte këto vështirësi.

“Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të.”

Superylli kolumbian shprehet se nëna dhe babi i saj janë modeli i asaj ëndrre që thotë se nuk është realizuar për të.

“Babai im është shembulli më i madh i qëndrueshmërisë dhe nëna ime ka qenë pranë tij gjithmonë. Ata të dy kanë qenë një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj që ata të jenë model për fëmijët e mi.”

Mes të tjerash, Shakira foli për të gjitha përjetimet e saj në momentet kur mori vesh për tradhtinë e Pique.

“Kam kaluar mohim, inat, dhimbje, pranim, pikëllim, shpresë, mashtrim, shpresë, emocione. Kaq shumë emocione dhe ndjenja që herë pas here duken të përziera, që dukej se nuk mund të bashkëjetonin brenda meje.”

Të fundit

Dy lojtarë po i prishin punë Interit, njëri është Kristjan Asllani

Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar...

Mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Fëmijët mund të vdesin nga kequshqyerja brenda dy muajve, ka paralajmëruar një mjek i një grupi bamirësie në Gaza. Duke folur për Saima Mohsin të Sky...

Patos, raportohet zjarr masiv në pyllin me pisha dhjetravjeçarë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha dhjetravjeçarë në fshatin Gjinoqarë, Bashkia Patos. A2 raporton se...

Berisha-Dodik, ‘vëllezërit siamezë’ me kohë politike të përfunduar

Nga Namir Lapardhaja Ka një ngjashmëri të hatashme mes asaj që po i ndodh udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe asaj që i...

Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve, zbulon gazeta “The Guardian” në një hetim të përbashkët me revistën...

Lajme të tjera

Web TV