“Si mund të ketë program këtu”/ Topi për zgjedhjet në PD: Gara është e fituar nga Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bamir Topi duket se nuk ka pritshmëri nga zgjedhjet në Partinë Demokratike zyrtare. Sipas tij, të dy kandidatët, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani nuk premtojnë në këtë garë.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Topi tha se për Gjergj Hanin nuk kishte çfarë të thoshte sepse nuk e njihte personalisht, ndërsa për Lulzim Bashën, u shpreh se me të kaluarën e tij ka qenë mjaft i ekspozuar dhe nuk ke çfarë të shtosh.

“Unë kam respekt për cilindo që futet në një garë. Për Gjergj Hanin nuk kam çfarë të them se nuk e njoh. Kurse për Lulzim Bashën, ai është aq i ekspozuar sa nuk kam më çfarë të them. Një rikthim i sigurt i zotit Basha në krye të Partisë Demokratike zyrtare. Kaq.

Kur është folur për programe këtu?! Në tre palë zgjedhje që mbaj mend unë, njëherë është folur me timon, pastaj me daulle, gajde e tepsi. Si mund të ketë program këtu?! Këtu gara është e fituar nga Lulzim Basha.

Çdo njeri e bën kuvendin sipas vendit. AI vend ka këtë kuvend. Ky kuvend ka një prijës, tani a janë këta ata që unë pres të jenë standardi i një lideri, natyrisht që nuk janë pritshmëritë e mia”, u shpreh Bamir Topi, ish-presidenti i Shqipërisë.

Të fundit

UEFA merr vendimin, ja në çfarë ore do të luhet finalja e Championsit këtë vit

Vetëm pak orë para shortit për Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, UEFA ka lëshuar një njoftim të...

Ish-banori i Big Brother pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore. Ka qenë...

CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy

Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis të Gazës, ku...

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve rreth 5 milionë dollarë, për...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të...

Lajme të tjera

Web TV