Poleni është një shqetësim i madh për të gjithë gjatë pranverës por sidomos për njerëzit që vuajnë nga alergjitë.

Por, një ndryshim në dietë mund të ndihmojë në shmangien e simptomave.

Ekspertët kanë treguar se cilat ushqime nuk duhet të konsumojnë personat që vuajnë nga alergjitë.

Histamina është kimikati që shkakton një reaksion alergjik dhe zakonisht lirohet kur trupi zbulon diçka të dëmshme, siç është një infeksion. Ajo bën që enët e gjakut të zgjerohen dhe lëkura të fryhet për të mbrojtur trupin.

Por te njerëzit me alergji, trupi i trajton pluhurin apo qimet e kafshëve si kërcënim dhe prodhon histaminë.

Kjo shkakton simptomat e njohura të alergjisë si kruajtje të syve, rrjedhje hundësh, teshtima dhe skuqjes të lëkurës.

Alergologu Adrian Morris ka treguar produktet që nuk duhet të përdorin njerëzit që vuajnë nga alergjitë gjatë periudhës së pranverës dhe verës.

Vera e kuqe

Vera është e mbushur me histamine dhe nëse konsumoni një gotë verë të kuqe ndërkohë që keni alergji nga poleni, do të teshtini më shumë.

Përvec verës së kuqe, edhe mushti apo uthulla balsamike mund të përkeqësojnë simptomat e alergjive.

Proshuta

Proshuta është një tjetër produkt që nuk duhet të përdoret në rast se vuani nga alergjitë

Kjo për shkak se mishi i përpunuar, si sallami dhe proshuta janë të pasura me histaminë.

Mëlçia e pulës por edhe pula gjithashtu kanë histaminë natyrale në to.

Ai vuri në dukje se edhe peshqit duke përfshirë ton, salmon dhe goca deti mund të rrisin nivelet e histaminës.

Dhe mënyra se si gatuhen këto ushqime mund të ndikojë gjithashtu se sa shumë mund të vuani nga simptomat e alergjive.

Lexo edhe :  Këto janë zgjedhjet më të mira kundër pagjumësisë

Për shembull, mishi i derrit i pjekur në skarë kishte nivelet më të larta të histaminës në krahasim me të papjekur ose të zier.

Çokollata

Çokollata shkakton armikun më të madh të personave me alergji, histaminën.

Edhe pa përmbajtur nivele të larta të kimikatit, disa ushqime dhe pije mund të nxisin qelizat e trupit për të çliruar histaminën.

Pjepri

Fruti i verës mund të mos jetë produkti më i mirë për ata që vuajnë nga alergjitë.

Të palidhura me efektet e histaminës, disa fruta, perime apo drithëra mund të shkaktojnë simptoma alergjive.

Kjo sepse sistemi imunitar e njeh proteinën ushqime si një alergjen dhe krijon një përgjigje alergjike.