Prapë Rasputini, nga Moska e këndej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

E mbani mend si ndodhi para tre ditësh me Putinin?! Teksa bosi i ushtrisë së egër të Wagner, Grigor Prigozhin, i ishte drejtuar Moskës, Vladimir nuk tha asnjë fjalë. Vetëm në momentin kur Grigor u kthye për në Minsk, atëherë foli.

Dhe Putin tha se iu duk sikur po përsëritej kaosi i vitit 1917. E vërteta është se grushti ‘ kundër Carit rus’ të ri nuk kishte shumë lidhje me vitin 1917 të Leninit. Vetë Putin e fsheu qëllimisht paralelen e vërtetë.

Lidhja e drejtpërdrejtë mes dy datave bëhet mes 25 qershorit 2023 me vitin 1915. Car Nikolla u mund në Luftën e parë Botërore, dhe shkaku i humbjes ishte Grigor Rasputin. Shikoni çfarë koincidencash, si Rasputin i 108 viteve më parë, ashtu edhe Prigozhin, emrin e parë e kanë të njëjtë- Grigor.

Por kjo është vetëm dukja. Realiteti është më i vërtetë. Si car Nikolla edhe ‘car’ Putin ranë për arsyen e kënaqësive që u kishin falur shërbëtorët e tyre dhe vice- versa. Rasputini, një murg ‘ besnik’ , i konsideruar si një ‘sharlatan besimesh’ dhe hokatar i familjes mbretërore, kishte hyrë thellë në atë familje saqë përmes Aleksandrës, gruaja e mbretit, e telendisi familjen.

Një ditë u gjet i vrarë dhe i hedhur në kanal si pijanec. Deri më sot, Grigor Prigozhin ndodhet në kryeqytetin belarus, por nesër nuk i dihet në cilin kanal do të gjendet. Edhe ky si Grigori i shekullit të kaluar, i kishte krijuar kënaqësi të mëdha familjes së Putin, miqve të tij të lartë.

Kishte gatuar në një varkë luksoze në Dnjeper, ku kaluan net të gjata presidentë, mbretë, sheikë, aktorë e këngëtarë, hollivudianë dhe belivudianë-të gjithë miq të Putinit. Një ditë, Grigor Prigozhin i përkëdhelur nga Moska, ngriti ushtrinë e tij të formuar në sy të carit, dhe iu sul pushtetit absolut të bosit.

Teksa lufta në Ukrainë, e nisur si në Luftën e Parë, po merrte të tatëpjetën për ta mundur liderin e Moskës kuzhinieri besnik ngrriti armët. Edhe kjo luftë, e Ukrainës, është një luftë Botërore, veçse nuk ka ende numër, siç kishin deri tani: E Parë, e Dytë…

Lindja dhe Perëndimi janë angazhuar në këtë ngjarje të shekullit, njësoj siç ishte angazhuar Nikolla dhe Aleksanda e Rusisë në Luftën e Parë.

Kësaj here Putini ra ‘ pa shkrepur’ asnjë pushkë, e rrëzoi Rasputini i tij.

Ai kishte qenë shërbëtori, kishte qenë ‘ yes man’, kishte qenë më shumë se një qen roje. Por ja që e rrëzoi autoritetin e bosit. Shëmbëlltyra e Rasputinit është kthyer në modelin e njeriut të gjallë që luan fijet e politikës, jo vetëm në Moskë, në Minsk, në Delhi, në Tiranë e ku ta dish. Turbullirat mes Kosovës dhe Serbisë kanë në mes Raspudinin e tyre.

Lexo edhe :  Fate Velaj, artisti, shkrimtari dhe njeriu “universalis”

Një vajzë piktore që pikturoi Aleksandër  Vucicin dhe Albin Kurtin duke u puthur në buzë, e kanë çuar në dyer të ferrit, po e përndjekin… Pse? Nuk ka dyshim: Pse kapi thelbin e marrëdhënies mes  bosëve si dikur flirtin mes Rasputinit dhe Aleksandës. Serbë dhe shqiptarë të Kosovës ende e dinë marrëdhënien mes bosëve si epokë heroike, por në fakt është marrëdhënie perverse.

Kudo ku ka ‘ heroizëm’, aty ka flirte të fshehta alias Rasputini. Edhe këndej kufirit, në tokën tonë, po ndodh e njëjta gjë. A nuk po e ndiqni me sy të shqyer historinë e Safetit të Kukësit? Po të mos ishte histori flirti, si mes Rasputinit dhe Aleksandrës, askush nuk do të kishte shqyer sytë. Mirëpo në këtë mes është përzierë edhe ‘cari’.

Ish presidenti Berisha, një malësor pervers i nominuar si car, siç po duket e ka dirigjuar gjithë melodramën. Ka dërguar në Kukës një grua të re të cilës i fali një foto dhe vetë zyrën e tij, i dhuroi virgjërinë e Aleksandrës, dhe me anë të asaj gruaje groposi një burrë që ndodhej në krye të pushtetit. Ish presidenti Berisha këto ditë ndodhet në të njëjtën pozitë që ndodhet vetë Safeti, madje në të njëjtën situatë që ndodhej cari në Luftën e Parë.

Sa për Safetin, mund të ndodhë që Saliu ( shikoni, të dy emrat fillojnë me shkronja të përbashkëta ‘ Sa’, siç ndodhi me dy Grigorët e Rusisë), pra mund të ndodhë që edhe Saliu t’i bashkohet në qeli për veprën penale të shantazhit. Por ‘ cari’ i Tropojës ka edhe punën e madhe, jo aq me Kukësin, se me Prizrenin ku la lidhjet Lul Basha. ‘ Rasputini’ i Berishës, Lul Basha, po i merr pushtetin.

Më parë e hodhi në kanal me një vendim të PD për përjashtimin e Berishës, ndërsa tani po ngjitet në krye të PD-së që Berisha e  kishte ndërtuar për fëmijët dhe Aleksandrën e tij. Sado që lufta të duket e ashpër që nga Moska, Ukraina, Ballkani e Tirana…, në fakt kjo është një luftë me ngjyrë rozë.

Të fundit

Mbi të pakënaqurit nga Perëndimi, që ka zbarkuar në Tiranë

Nga Mero Baze Mbajtja sot e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE për planin e ri të rritjes, si dhe...

Berisha: Dy takimet në Tiranë nuk ishin samite

Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për dy samitet e mbajtura në Tiranë në dy ditët e fundit. Berisha tha se të dyja takimet...

U tha se thumboi Arbana Osmanin për ‘Big Brother VIP’, reagon Dea Mishel

Një postim i Dea Mishel gjatë spektaklit të kaluar të 'Big Brother VIP Albania 3' shkaktoi disa polemika në rrjet. “Unë e ndjek Big-un sivjet...

A ka pasur Shqipëria Aleks Navalny-t e saj?

Nga Ylli Pata Historia e eleminimit të njeriut që mund t’i trondiste pushtetin Vladimir Putinit ka marrë sot kryeartikutjt e mediave kryesore në botë. Disa thonë...

“Duke shtyrë procesin!”/ Rama publikon foton komike me Varhelyin gjatë Samitit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social “Instagram” një foto ku shfaqet duke shoqëruar komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi...

Lajme të tjera

Web TV