A do të martohen? Romeo Veshaj zbulon planet e Borës dhe Donaldit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn të gjithë janë sy e veshë për të mësuar diçka më shumë, sidomos gjatë këtyre muajve kur dyshja është përfolur shpesh për një bebe.

Po një dasmë, a është në planet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt? Këtë e ka zbuluar Romeo.

Ndonëse janë diskutuar së tepërmi për marrëdhënien e tyre, më tepër në kohën e Big Brother Vip, kur Donaldi ishte në një marrëdhënie me këngëtaren Beatrix Ramosaj, dyshja Donald dhe Bora vazhdojë të jetojnë ditët e tyre më të mira, krah njëri-tjetrit.

Ajo që ka mbetur tani për të kompletuar marrëdhënien e çiftit është kurorëzimi i dashurisë së tyre, me një ceremoni.

Gjatë këtyre muajve janë përfolur shpesh për një bebe, por a është një dasmë në planet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt?

Për këtë është pyetur Romeo në një intervistë gjatë dasmës së Elgit Dodës.Duke zbuluar se vetë është beqar, aktori tha se u thotë shpesh Borës dhe Donaldit të bëjnë një dasmë, por shtoi se deri tani nuk po e dëgjojnë.

“Do vdisja po të shihja Donaldin dhe Borën duke u martuar. Unë iu them shpesh ‘Pse nuk e bëni një dasmë?’ Nuk e di nëse e kanë në plan, mua nuk po më dëgjojnë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.

 

Të fundit

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Më 1 shtator 1983, një avion civil i linjës ajrore Korean Air Lines, me numrin e fluturimit KAL 007, u qëllua dhe u rrëzua...

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE! Marta Kos e do Shqipërinë në Union

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV