Përplasjet në kapin e MEK/ Berisha: Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se vazhdon ende presioni policor në kampin e MEK, në Manës.

Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se presioni policior është në shkelje ndaj Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe OKB-së për refugjatët.

Më tej Berisha i ka bërë thirrje Këshillit të Europës që të ndërhyjë urgjentisht dhe t’i kërkojë qeverisë shqiptare që të zbatojë detyrimet ndaj refugjatëve.

Postimi i plotë:

Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK.

Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë . Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët.

I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët. #sb

Të fundit

F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Red Bull Racing ka shkarkuar drejtuesin e skuadrës Christian Horner pas dy dekadash në krye. Ekipi i Formula 1 njoftoi...

Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: “Nëse futesh në Ukrainë…”

Donald Trump kërcënoi drejtpërdrejt Vladimir Putin se Amerika do të bombardonte rëndë Rusinë. Kështu rezulton në një audio të publikuar ekskluzivisht nga CNN, të...

Nga pensionet, te bujqësia dhe ushtria, si shpërndahet buxheti për 2026-2028

Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet...

Igli Tare gjen sulmuesin ideal për Milanin, vjen nga Premier League

Milan thuhet se po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Chelsea-t, Nicolas Jackson, dhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, këtë verë. Gjigantët italianë aktualisht...

Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Me një shumicë të madhe prej 502 votash pro, 120 kundër dhe 64 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Megjithatë kritikat e forta...

Lajme të tjera

Web TV