“Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi”/ Rama thumbon Kurtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tensionet në Kosovë, ku ka deklaruar se idea e një konference të nivelit të lartë deri në arritjen e marrëveshjes për zbatimin e planit franko-gjerman, është një lajm i mirë.

Ai u shpreh në një postim në Twitter se rajoni nuk mund të merret zvarrë në një konflikt absurd ndërsa shtoi se Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër.

Rama nuk ka lënë pa thumbuar as homologun e tij Albin Kurti, kur tha se:
Politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë.

Reagimi i plotë:

Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel

Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal

Sot kur në Bruksel ka hyrë në axhendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor; kur ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për ta çuar përpara këtë proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, duke forcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindjen kufijve të Bashkimit Europian…

Lexo edhe :  Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet sot në SPAK

Politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë🫣të”.

Të fundit

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thirri sot një takim të kufizuar sigurie, sipas mediave në vend, por mbledhja e...

Presidentja e Zvicrës krijon skandal në bisedën me Trump

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter thuhet se është përpjekur ta sjellë në vete Presidentin e SHBA-së Donald Trump në mosmarrëveshjen për tarifat në një bisedë...

Liverpool gjen pasuesin e yllit që shiti për 75 mln euro

Liverpool luajti ditën e djeshme dy miqësore ndaj Athletic Bilbao, të cilat i fitoi të dyja. Të parën me rezultatin 4-1 dhe të dytën...

Arsyeja pse Osmani tërhoqi kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim...

“Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita shqiptare që të ndërmarrë një aksion më të gjerë dhe më konkret për...

Lajme të tjera

Web TV