“Rrethohen Muxhahedinët”, mbikëqyrje nga antiterrori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarët e organizatës MEK, të njohur ndryshe edhe si Muxhahedinët që janë vendosur në kampin e Manzës në Durrës, po monitorohen nga strukturat policore. Çdo hyrje-dalje në kamp verifikohet nga agjentët e policisë. Rreziku se mund të “zhdukin prova kompromentuese” si të dyshuar për sulmet kibernetike ndaj qeverisë së Iranit.

Deri para dhjetë ditësh, në kampion e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit policia jonë as gardhit rrethues nuk mund t’i afrohej, por sot gjithçka duket se është nën vëzhgimin e tyre. Policia e Shtetit i është kthyer sërish vendit ku Muxhahedinët janë strehuar prej më shumë se shtatë viteve, duke vendosur në hyrje të kampit efektivë të Antiterrorit. Disipas burimeve policore mësohet se aty do të stacionohet një patrulle e përhershme e mbështetur nga agjentë të Antiterrorit. Çdo hyrje-dalje në kamp me automjete apo individë duhet të kalojë në kontrollin policor. Kjo masa vjen për shkak se ka dyshime nga policia, duke iu referuar edhe hetimeve të prokurorisë, se mund të nxjerrin jashtë kësaj qendre dokumente apo pajisje që i shërbejnë hetimit. Në ndërhyrjen e fundit pati incidente të shumta ku rreth 1000 forca policie mësynë brenda kapit duke sekuestruar njësi komjuterike, laptopë dhe qindra dokumente. SPAK dhe Gjykata Speciale dyshojnë se nga kapi kanë ardhur sulme kibernetike ndaj qeverisë së Iranit dhe kjo ka vënë seriozisht në rrezik Shqipërinë, edhe nga sulme të mundshme me dronë. Një paralajmërim që erdhi zyrtarisht nga qeveria e Iranit. Në fakt veprimtaria e paligjshme e anëtarëve të MEK dihej prej kohësh, por autoritetet tona nuk ndërhynin. Me ndryshimin e “politikave” ndërmjet SHBA dhe Iranit, anëtarët e MEK nuk shihen më si “opozita iraniane” në ekzil, por janë gati në kufijtë e rikthimit të statusit të tyre si një organizatë terroriste. Kujtojmë që rreth 3000 Muxhahedinë u vendosën në Shqipëri në vitin 2016, pas një marrëveshje me SHBA-në. Që nga ajo periudhë ky grup ka funksionuar në sekret të plotë, duke vënë seriozisht në rrezik vendin tonë si mikpritës të tyre me sulmet e herëpashershshme që bënin drejt Iranit. Njëkohësisht u tha zyrtarisht menjherë pas ndërhyrjes policore më 20 qershor që Muxhahedinët kanë shkelur marrëveshjen me qeverinë tonë ku zotoheshin se nuk do të merreshin me aktivitete politike apo sulme të çdolloj natyre, por do të trajtoheshin vetëm si emigrantë politik. Kujtojmë se incidentet e 20 qershorit sollën reagime të forta në politikën vendase, si dhe të strukturave të huaja. Po atë ditë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se Shqipëria nuk do ta ndërpresë mbështetjen për muxhahedinët e strehuar në Shqipëri. “Nuk kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do të qëndrojnë dhe i mbeten marrëveshjes për të qëndruar për qëllime humanitare, ne do t’i mbrojmë. Marrëveshja do të vazhdojë, por sigurisht duhet të ketë edhe një reflektim nga ata lidhur me sjelljen nga institucionet shqiptare. Sepse me veprimet që bënë sot treguan se nuk janë gati për të zbatuar ligjet në Shqipëri. Ne sigurisht do t’i mbrojmë, por presim që edhe ata të sillen brenda marrëveshjes që ata vetë kanë pranuar”, tha ministri. I pyetur se çfarë kanë bërë konkretisht muxhahedinët, Çuçi tha: “Ata kanë aktivitet politik, por kjo gjë sigurisht ka qenë objekt i diskutimeve që kemi pasur në vazhdimësi me ata. Por lidhur me këtë çështje konkrete, është SPAK që duhet të prononcohet”. Edhe Departamenti Amerikan I Shtetit mbajti qëndrim të qartë duke deklaruar se mbështet cdo nismë të institucioneve shqiptare për të parandaluar veprimtarinë e paligjshme që dyshohet se vjen nga ky kamp.

Të fundit

Denoncimi i Flamur Nokës për përfshirjen e policëve në fushatë/ Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal për shpërdorim të autoritete policor, pas denoncimit të një dite më parë...

I vëllai dhunoi shoferin e kamionit/ Bledjon Nallbati: Ai s’është kapo, por kapedan!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës për të vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj vëllait të...

“Lumë” eurosh në Shqipëri/Zgjedhjet dhe turistët theksojnë tatëpjetën e valutës europiane

Zgjedhjet dhe turizmi po theksojnë tatëpjetën e euros. Vlera e valutës europiane përballë lekut ka rënë në nivelin më të ulët në 17 vite. Një...

E rëndë/ Nxënësi 16-vjeçar, hidhet nga dritarja e gjimnazit, përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë la ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, është hedhur nga dritarja, një nxënës i vitit të dytë. Nxënësi, A....

Sa është paguar Chris LaCivita nga PD?! Mediat e huaja zbulojnë shifrën e përafërt

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës fituese të Donald Trump në SHBA, është përfshirë aktivisht në politikën shqiptare si këshilltar kryesor i opozitës për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV