Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, dyshohet se ka lidhje me kultivimin e kanabisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babë e birë, Gjokë dhe Eduart Gurra, 57 dhe 31 vjeç u vranë në pritë të mirëorganizuar në afërsi të banesës së tyre në fshatin Bruçaj në njësinë administrative Pult në Dukagjin.

Për tu siguruar që babë e birë do binin në pritë, të mërkurën autorët e dyshuar dogjën banesën e tyre.

Të enjten autorët pritën në afërsi të banesës dy anëtarët e familjes Gurra dhe menjëherë sapo ata u afruan janë qëlluan për vdekje me breshëri automatiku.

Pavarësisht kontrolleve të shumta në zonë, nuk ka asnjë gjurme të autorëve të dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona , banorë të zonës por dhe persona të tjerë të afërt që mund të kenë dijeni për ngjarjen por deri tani nuk ka asnjë emër të dyshuar.

Viktimat nuk njiheshin për problematikë në zonë dhe nuk kanë precedentë të mëparshëm penal.

Deri në vitin 2008 , Gjokë Gurra ka shërbyer si efektiv i në policinë e Shkodrës ndërsa pas reformës ai vijoi bashkë me të birin biznesin e lëndëve drusore që i siguronte në Dukagjin.

Pistat kryesore të hetimeve janë fokusuar në dyshimet se Gjokë Gurra mund të ketë dhënë informacion policisë për kultivim të lëndës narkotike në zonë pasi ishte edhe kryeplak I fshatit Bruçaj, por dhe në konfliktet si pasojë e biznesit të drunjve në zonë.

Në zonën ku ka ndodhur ngjarja po vijojnë kontrollet nga policia për të gjetur gjurmë të autorëve.

 

Të fundit

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

Lajme të tjera

Web TV