Pse po krijohet stereotipi se shqiptarët janë të pabesë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithë këto ditë na gjëmojnë veshët me fjalët që kanë për rrënjë ‘besën’. Në fakt kanë të pa-besën. ‘Qeveria e Kosovës humbi besimin’, ‘Perëndimi nuk i zë besë Kurtit’, ‘shteti i Kosovës nuk besohet më nga ndërkombëtarët’, ‘Kosova e preu në besë Amerikën që e mori përdore dhe e bëri shtet’… Ashtu si fjala ‘besë’, me të cilën pjesa e ulët mburren se ‘është shqiptare’, kështu po ndodh me ‘pabesinë. Pabesia po duket se i përket shumicës së shqiptarëve. Është një ditë e zezë!

Kur në fakt, po të bëhet i njëjti veprim si në lëmin e grurit, në lëmin social numri i njerëzve ‘të pa besë’ do të vinte duke u tkurrur. Më në fund do të mbetej vetëm një njeri, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës e nxori shtetin në pazar ku kalojnë popuj e kancelari.., por askush nuk ndaloj sapo shikon të shkruar ‘shqiptar’. Tani, më mirë se kurrë, po marrim vesh se edhe në Perëndim nocioni ‘besë’ dhe ‘besim’ paska vlerë diplomatike, strategjike, shtetformuese, aleancash, orientime dhe qëndrueshmëri.

Prej kohësh janë njohur popuj që ia kanë shpifur botës së qytetëruar me ‘pabesitë’ e tyre, dhe këta popuj tani ndodhen në fund të listës së zhvillimit qytetar. Një ndihmëse e Albin Kurtit, me mbiemrin ‘Kusari’ e tha qartë këta. Ajo tha se ‘nuk na bëhet vonë pse perëndimi na vë sanksione, sa popuj të tjerë kanë pësuar sanksione të Perëndimit, por nuk pyetën’.

Albini ka edhe 11 deputetë të tjerë në VV, të cilët deklarohet hapur se përbëjnë të njëjtin grup me ‘Kusarin’ që shikojnë andej nga Lindja e Mesme, jo nga Perëndimi.

Mirëpo, vërtet mund të ndodhë që nesër si këta 11 deputetë, ashtu edhe vetë Albin Kurti të jenë harruar si njerëz me pushtet? Atëherë, në atë kohë që vjen, Kosova nuk do të ndodhet nën këto sanksione të rënda që po e presin; por ama kurrë nuk do të shlyhet stereotipi gjuhësor i botës se ‘shqiptarët janë të pabesë’.

Lexo edhe :  Pse rikthimi i amerikanëve në SPAK ka tmerruar Saliun?

Edhe në Tiranë, krahas Prishtinës, është krijuar një grupim politik antiamerikan, por këta nuk kanë më gjë në dorë.

Bota qenka shumë e vëmendshme, më shumë para vlerës njerëzore se sa para vlerës ligjore. Kryeministri i Kosovës bëri atë që nuk e kishte bërë dot as më i keqi mes shqiptarëve.

E di çfarë bëri ky djalosh fshatar nga Mali i Zi?!

Ky e bëri botën që të drejtojë gishtin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe horri më i madh mes ’street boys’ tani ka marrë të drejtën të thotë: ‘Shikojeni superfuqinë, ça i bëri Kosova, e gjunjëzoi Kosova!’.

Se Amerika kishte vënë autoritetin e vet si garant para gjithë botës se ‘Kosova e meriton të jetë shtet i pavarur’. Me këtë sjellje nobel Amerika bëri një botë të tërë për vete dhe realizoi çlirimin e Kosovës në një luftë të shekullit; por hyri edhe në rrugën që ta bëjë Kosovën të njohur nga shumica e shteteve të botës dhe nga institucionet ndërkombëtare. Amerika bëri me vete vendet e Europës dhe u vunë në krah të Kosovës. Kosova, 24 vjet më parë lidhi besën me Shtetet e Bashkuara, BE dhe qytetërimin Perëndimor se ‘do të ecte në rrugën e paqes, të stabilitetit, të prosperitetit, të paqes me fqinjët’. Besa më e shquar ishte kur Kosova deklaroi: ‘Luftën e fitoi Amerika, paqen do ta fitojmë ne kosovarët’.

Por kjo ndodhi vetëm 24 vjet më parë.

Në vetëm 24 orë ( jo 24 vjet), kryeministri i Kosovës Albin Kurti ia doli ta përmbysë gjithë kështjellën e ngritur me fjalët ‘besë’, ‘besim’, ‘besfortë’, ‘besnik’, ‘i besës’. Tani është shumë e thjeshtë që sapo të dëgjohet emri ‘Kosovë’ do të shkojë mendja te ‘thyerja e besës’. Jo vetëm për kosovarët, por për gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë…

Ja kështu u krijua stereotipi,edhe pse me siguri të fuqishme, shqiptarët në shumicë i qëndrojnë besë.

Mirëpo hajde gjeje gjilpërën në ‘kashtën e Kurtit’!

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV