“Jam pa fjalë”, Bill Clinton nis fjalimin: Kam dashur gjithmonë të vij në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbajtur fjalimin e tij historik para qytetarëve në Tiranë ditën e sotme, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Clinton u shpreh se kishte mbetur pa fjalë pas ceremonisë, ndërsa u shpreh falënderues dhe se do e ruante këtë moment gjithë jetën “si një thesar”.

Ish-Presidenti deklaroi se gjithmonë ka dashur të vizitojë Shqipërinë, ndërsa zbuloi se pyeste bashkëshorten e tij Hillary, e cila ka vizituar vendin më parë se si ishte këtu.

Clinton shtoi se edhe pse nuk luan asnjë rol politik zyrtar në SHBA, ai mund të shprehej se vendi i tij është i angazhuar për lirinë dhe integritetin e Shqipërisë.

“Jam vërtetë pa fjalë. Dua t;iu falënderoj të gjithëve për një moment që do e ruaj si thesar gjithë jetën time. Janë bërë më shumë se 10 vite që kur gruaja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit. Gjithmonë e pyesja si po ndihesh sepse gjithmonë doja që të vija. Ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë në emër të popullit amerikan. Ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën dhe integritetin e Shqipërisë”, u shpreh Clinton.

Të fundit

Gruaja e Calhanoglu sulmon Lautaron: Ndryshojnë nevojat e tyre, ndryshon edhe besnikëria”

Pas fjalëve të Lautaro Martinez mbrëmë, të cilat dukeshin si një sulm jo aq i fshehur ndaj Hakan Çalhanoglu, gruaja...

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit të Brexit, Nigel Farage, ka...

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria e Jashtme e Koresë së...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Lajme të tjera

Web TV