“Nuk pres asnjë reflektim nga Kurti”/ Çupi: Perëndimi dhe SHBA në të njëjtën linjë me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Newsline”, foli ndër të tjera edhe për Rolin e Shqipërisë në nismat Rajonale, ku tha se vetë Perëndimi dhe SHBA po dëshmon se ka qenë gjatë gjithë kohës në të njëjtën vije me lëvizjet politike të qeverisë së Tiranës.

Ai shton se projekti i Tiranës dhe kryeministrit Rama për zgjidhjen e situatës në veri është admiruar nga Perëndimi, por u refuzua nga Prishtina.

Çupi tha se Prishtina ka sulmuar Tiranën për arsye të Amerikës dhe sulmon Amerikën për arsye të Tiranës, duke u bërë sipas tij një rrezik shumë i madh për Rajonin.

“Vetë Perëndimi dhe SHBA po dëshmon se ka qenë gjatë gjithë kohës në të njëjtën vijë me lëvizjet politike të qeverisë së Tiranës. E ka admiruar projektin e Tiranës dhe kryeministrit të Shqipërisë për zgjidhjen në veri të Kosovës.

Prishtina ka sulmuar Tiranën për arsye të Amerikës, dhe sulmon Amerikën për arsye të Tiranës. Një rrezik shumë i madh për Rajonin dhe shqiptarizmin, ku mund të ndërtohet një akull me dy pjesëve të Kombit” tha Çupi.

Sa i përket mundësisë që Kurti të reflektojë pas mesazhit që jep vizita e Bill Clinton në Tiranë, Çupi tha se nuk pret asnjë reflektim, pasi sipas tij Kurti dhe qeveria e tij kanë platformë dhe kjo situatë nuk është rastësi.

“Asnjë reflektim. Kurti kishte kohë të reflektonte edhe në qeverisjen e tij të parë, kishte kohë të reflektonte edhe në njohjen e flamurit të Kosovës, edhe në njohjen pavarësisë së Kosovës, edhe në njohjen e shtetit të Kosovës dhe në njohjen e suportin që i ka dhënë gjatë gjithë kohës Tirana.

Kurti dhe qeveria e tij e kanë platformë, jo rastësi” përfundoi analisti.

Të fundit

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë...

Kritere të reja për fermerët, bujqit ankohen për vështirësi në aplikim

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë. Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë në 8 masa ku kemi...

Lajme të tjera

Web TV