Berisha harron “non grat-ën”, i uron pavarësinë SHBA-së: Ditë e bekuar….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA. Berisha shkruan se edhe për shqiptarët, kjo është një ditë e bekuar

MESAZHI I PLOTË

4 Korriku- dita e Pavarësisë së SHBA!

Miq, sot kombi i madh amerikan feston!

Kombi i lirisë feston ditën e Pavarësisë, 247 vjetorin e Pavarësisë së tij. Ne këta 247 vite, kombi i madh amerikan shndërroi SHBA në vendin më te lirë, më të fuqishëm, më të zhvilluar dhe më të begatë të planetit dhe kontribuoi më shumë se çdo komb tjetër për lirinë e kombeve të tjerë të shtypur dhe pushtuar në mbarë botën.

Për ne shqiptarët, një komb jetim me histori tejet të vështirë, kjo është një ditë e bekuar pasi në të gjitha momentet tona kritike kemi patur fatin e madh të kemi në krahun tonë SHBA, të cilat kanë luajtur role përcaktues për lirinë e kombit tonë.

Duke shprehur mirënjohjen tonë të pakufishme le të urojmë nga zemra:

Zoti i bekoftë SHBA-të, flamurin dhe lirinë e tyre!

Të fundit

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një...

Lajme të tjera

Web TV