Rritja e temperaturave dhe rikthimi i fenomenit El Nino

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat pritet të rriten më tej në pjesë të mëdha të botës pasi fenomeni El Nino u shfaq në pjesët tropikale të Paqësorit për herë të parë në shtatë vjet, tha sot Organizata Botërore Meteorologjike. Një valë e madhe të nxehti ka përfshirë edhe pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

El Nino, një fenomen i ngrohjes së temperaturave të sipërfaqes së ujit në Oqeanin Paqësor lindor dhe qendror, është i lidhur me kushtet ekstreme të motit nga ciklonet tropikale, reshjet e dendura deri tek thatësirat ekstreme.

“Bazuar në modelet tona të parashikimit të motit, mes viteve 2023 dhe 2027 do të kemi një vit me temperatura rekorde në tokë, që do të tejkalojnë temperaturat normale me 1.5 celsius. Kjo do të shkaktohet nga efekti El Nino dhe ngrohja antropogjene. Ndonëse nuk mund të përcaktojmë me saktësi, ne jemi pothuajse të sigurt se njëri nga pesë vitet e ardhshme do të jetë viti me temperaturat më të larta që nga koha kur ka filluar regjistrimi i tyre”, thotë Wilfran Moufouma-Okia nga Organizata Botërore Metereologjike.

Deklarata nga organi global konfirmoi një raport të publikuar muajin e kaluar nga Qendra e Parashikimit të Klimës në Administratën Oqeanike dhe Atmosferike të Shteteve të Bashkuara se fenomeni El Nino ishte rikthyer.

Viti më i nxehtë i regjistruar në botë, 2016, përkoi me një El Nino të fortë, megjithëse ekspertët thonë se ndryshimi i klimës ka shkaktuar temperatura ekstreme edhe në vitet pa këtë fenomen. Por, sipas Organizatës Botërore Metereologjike, ky rekord së shpejti mund të thyhet.

Ndërkohë edhe pjesët perëndimore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara po përjetojnë një valë të forte të të nxehtit. Temperaturat në Feniks të Arizonës arritën në 46.7 gradë celsius të hënën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Lexo edhe :  Deklarojnë se produktet luksoze prodhohen në Kinë, e vërteta pas videove virale!

“Ndjeva një vapë të madhe, kështu që erdha në këtë park për t’u freskuar nën rrjedhën e ujit të ftohtë”, thotë Carlos Robles, banor i Arizonës.

“Është një vapë që të shkakton lodhje. Çdo veprim që bëjmë në këtë të nxehtë të madh, si nxjerrja e gjërave të nevojshme nga makina dhe sjellja e 12 fëmijëve në këtë park, shkakton një lodhje”, thotë Ka-desha Kinga, banore e Arizonës.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime për temperatura tepër të larta për miliona amerikanë në Arizonën jugore, Teksas dhe shtete të tjera në jug. Kjo valë e të nxehtit pritet të zgjasë deri të premten.

Një valë të nxehti ka përfshirë edhe Britaninë, e cila tha se vendi përjetoi qershorin më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimit të temperaturave në vitin 1884.

Temperatura mesatare për muajin qershor në Britani arriti në 15.8 gradë Celsius. Kjo është pothuajse një shkallë më lartë se rekordi i mëparshëm prej 14.9 celsius i vendosur në 1940 dhe i përsëritur në 1976, sipas shifrave të publikuara nga Zyra Metereologjike e qeverisë britanike./VOA

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV