Krifca: Shqipëria partnere me vendet e Mesdheut, mbështetje për konsolidimin e bujqësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Presidente e zgjedhur e CIHEAM-it, në përfundim të punimeve të mbledhjes së parë të Bordit Drejtues të CIHEAM, në Itali, tha se, “kjo organizatë që shërben si arkitekt i bashkëpunimit, aleancës, dijes dhe inovacionit mes vendeve të Mesdheut, ka në fokus zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë”.

“Në mbledhjen e parë të Bordit Drejtues të CIHEAM, Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara Agronomike të Mesdheut, ku Shqipëria ka nderin të jetë në Presidencë të saj, në krye të punimeve të saj, në 4-vitet e ardhshme, patëm mundësinë të diskutojmë një sërë çështjesh me të cilat përballet aspekti i qëndrueshmërisë  së prodhimit në rajonin tonë por edhe në zonën e Mesdheut”, tha Krifca.

Krifca vuri në dukje faktin, që vendet e Mesdheut po përballen me problemet e ndryshimeve klimatike, me sigurinë ushqimore, për shkak edhe të luftës në Ukrainë që ka disbalancuar tregjet ndërkombëtare, me aspektin e zgjerimit të tregjeve për fermerët e vegjël, me luhatjen e çmimeve të produkteve bujqësore që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe të ardhurave për fermerët.

“Janë këto problematika mjaft të ndjeshme për ekonomitë bujqësore të vendeve të Mesdheut, për të cilat ne po punojmë për të gjetur përgjigjet e përbashkëta, në mënyrë që këto rreziqe të mund të parandalohen apo të minimizohen bashkërisht”, tha ajo, teksa informoi se, në mbledhjen e Bordit Drejtues të CIHEAM, diskutoi me vende si Italia, Spanja, Greqia, Algjeria e vende të tjera të Mesdheut, të cilat kanë qëndrime të rëndësishme për zgjidhjen e këtyre problematikave.

Referuar statistikave zyrtare, Krifca tha se, bujqësia shqiptare po shënuar rritje domethënëse.

“Ne së fundi kemi pasur të dhënat e INSTAT që flasin për një rritje të sektorit të bujqësisë, për një qëndrueshmëri të rëndësishme të prodhimit dhe mua më vjen mirë që duke bërë bashkë aktorë të rëndësishëm të Mesdheut të cilët me transferimin e dijeve dhe njohurive, kontakteve mund t’i  japin bujqësisë shqiptare një peshë edhe më të rëndësishme dhe këshillimet e duhura për ta forcuar edhe më tej sektorin e bujqësisë në vend”, u shpreh ministrja Krifca, njëherazi Presidente e CIHEAM-it.

Të fundit

Dhunoi vajzën e mitur të partnerit, procedohet penalisht TikTok-erja Genta Gjalpi

TikTok-erja Genta Gjalpi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas publikimit në rrjet të një video ku shfaqet...

Vajza e Bill Gates zbulon pa dashje detajin që nuk e dinte askush për të atin

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, zbulon pa dashje një detaj personal dhe mjekësor për të atin. Gjatë një podkasti ku...

Berisha takohet me familje të vjetra tiranase: Ky komunitet mund diktatorët!

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një takim me familje të vjetra tiranase, të cilët ndërsa i falenderoi për mbështetjen, u premtoi se...

Parathënia e librit “Vite Poetike”, profil poetik nëpërmjet përjetimeve

Shkruar nga Marjana Bulku Zeneli Poetët munden t’i shprehin ndjenjat dhe emocionet në një mënyrë unike pasi ata kanë fuqinë t'i materializojnë ato në fjalë...

Edi Rama sulmon Adriatik Lapajn: Thonë se do bëjnë zgjedhje të tjera pas 11 majit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV