Pse ndonjëherë njerëzit e pafajshëm pranojnë fajësinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fajtor apo i pafajshëm? Jo vetëm në filma , por edhe në realitet mund të ndodhë që njerëz të pafajshëm të përfundojnë duke rrëfyer diçka që nuk e kanë bërë në të vërtetë. Sipas disa studimeve, kjo ndodh kryesisht për shkak se ata janë të shtyrë të mendojnë se e vërteta do të dalë në shesh dhe se, për rrjedhojë, nuk ka arsye për t’u mërzitur. Megjithatë, ky vendim përfundon duke i dëmtuar: i bën ata më pak të motivuar për të mbrojtur veten dhe për këtë arsye më të ekspozuar ndaj rënies në grackat e marrjes në pyetje.

STUDENTËT E UNIVERSITETIT NUK JANË FAJTORË. Kjo u verifikua, për shembull, nga një grup studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Lowa-s, të cilët, në eksperiment, akuzuan disa studentë të universitetit se kishin ndihmuar një student tjetër gjatë kryerjes së një detyre individuale (për disa studentë ishte e vërtetë, për të tjerët jo). Rezultati? Pavarësisht se janë më pak të stresuar se fajtorët, 43% e të pafajshmëve kanë pranuar.

Është gjithashtu e qartë se ata që akuzohen në mënyrë të padrejtë përfundojnë duke rrëfyer për t’u çliruar nga presionet e marrjes në pyetje. Në fakt, në një studim tjetër, u zbulua se shumë të akuzuar për veprime imorale preferojnë të rrëfehen në vend që të shmangin një seri të gjatë pyetjesh, edhe nëse paralajmërohen se kjo do të përfshijë një takim me policinë. Në thelb, rrëfimtarët e pafajshëm zgjedhin të shmangin pasojat e menjëhershme dhe nënvlerësojnë pasojat afatgjata të një rrëfimi.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV