Pas gazit, ftesë investitorëve nga Azerbajxhani për investime në turizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të ketë në dorë në fund të këtij viti planin e parë të gazifikimit që do të fillojë me projektin pilot të Korçës. Detajet u dhanë gjatë vizitës që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pati në Azerbajxhan.

Pjesa e gazifikimit mori rëndësi të veçantë në takim duke pasur parasysh që Shqipëria është një nga tre vendet ku kalon gazsjellësi Trans-Adriatik që transmeton gaz nga fushat e Shah Deniz drejt Europës.

Sipas Begajt Shqipëria, një tranzit i gazit, është tashmë një realitet duke marrë nga kjo përfitimet që sjell një projekt i kësaj natyre.

“ Përfitimet e Shqipërisë nga TAP kanë qenë të shumta, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë të forcimit të peshës strategjike të Shqipërisë si portë dhe qendër rajonale për energjinë. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, do të kontribuojë akoma më shumë në rolin e Shqipërisë si shpërndarëse e gazit në rajon.

Shqipëria mirëpret vëmendjen e shtuar të Azerbajxhanit në zhvillimin e projekteve rajonale të energjisë, që do të afronte edhe më tej vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa në të njëjtën kohë do të forconte edhe pozitat e tyre energjetike” do të shprehej z.Begaj.

Por teksa gjithmonë sa herë flitet për marrëdhëniet ekonomike mes vendeve në fokus është gazifikimi edhe në kontekstin e projekteve të zbatuara për Presidentin Begaj turizmi është një tjetër sektor ku investimet nga Azerbajxhani janë të mirëpritura.

Aktualisht vendi po përjeton një rritje të shpejtë të vizitorëve dhe një vëmendje të shtuar të investimeve në sektor.

“Të dyja vendet tona e shohin turizmin me përparësi, si një sektor tejet të rëndësishëm për ekonominë. Për këtë arsye, thellimi i bashkëpunimit dhe prania e investimeve azere edhe në drejtim të turizmit janë të mirëpritura.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Heqja e vizave është gjithashtu një tjetër mënyrë për të afruar më tej popujt tanë.

Siç e përmenda, Presidenti Aliyev është një njeri që i përmbush premtimet në realitet, dhe sot më tha se heqja e vizave do të realizohet shumë shpejt” do të shprehej Presidenti në deklaratën për shtyp pas vizitës shtetërore në Azerbajxhan./Monitor

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV