Aplikacioni TEA/ Rama: Paketat e turizmit kulturor për fundjavën nga Thethi në Butrint

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në aplikacionin më të ri “Eventet turistike të Shqipërisë’, TEA, këtë javë mund të gjeni një sërë aktivitetesh të turizmit kulturor në Shqipëri për këtë fundjavë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale paketën e turizmit kulturor në Shqipëri për fundjavën 8-9 korrik.

“TEA këtë herë ju çon në bregdetin magjepsës të rivierës shqiptare, Livadh me festivalin e ritmit dhe natyrës “ Lova Fest”. Lezha do të shkëlqejë këtë të shtunë në një mbrëmje të veçantë me “E shtuna fest”. Në Durrës shijoni “Netët e Librit”, mbrëmjet poetike nën freskinë e natyrës së amfiteatrit. Në Butrintin magjik përjetoni një natë magjike me yjet e artit shqiptar e botëror”, thekson Rama.

Kryeministri Rama bën të ditur se “Alpet e Thethit këtë fundjavë do të jehojnë nga Ansambli i Dukagjinit ku element etnografikë do të kombinohen me një panair artizanati dhe zejtarie. Tepelena do të jetë një tjetër qytet mikpritës me eventin “Vjosa ime” në të cilin muzika klasike, ekspozita e librave, qëndisjet e veshjeve popullore si dhe eksplorimi i atraksioneve turistike që mahnisin”.

“Teatër, poezi, ekspozita dhe folklorike do të mund t’i përzgjidhni përmes aplikacionit TEA pasi tashmë nuk keni kohë për të humbur por vetëm të klikoni dhe niseni në një eksperiencë të re emocionuese”, tha Rama.

TEA është një risi teknologjike për turizmin shqiptar është kalendari digjital, i cili ofrohet përmes një aplikacioni miqësor për çdo përdorues brenda Shqipërisë dhe anembanë botës duke ju dhënë mundësinë që për të parën herë të krijoni paketa të turizmit kulturor dhe të udhëtoni nëpër kulturën, trashëgiminë, artet, sportet dhe kulinarinë e pasur të Shqipërisë.

Lexo edhe :  "U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz", Rama sinjale të forta në Fier

Me TEA-n, vizitorët vendas dhe turistët e huaj mund të mund të eksplorojnë kalendarin e ngjarjeve dhe të shënojnë aktivitetet e preferuara , sipas grupmoshës dhe vendndodhjes, duke u bërë pjesë e skenës së madhe kulturore e turistike të Shqipërisë.

TEA është i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store.

Në aplikacionin TEA pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër.

Janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1110 evente nga më të ndryshmet dhe TEA  sjellë informacionin për çdo event, për çdo preferencë e grupmoshë, në shqip dhe në anglisht. Çdo event brenda aplikacionit ka faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit njoftohen për eventet e tyre të preferuara, kur data e tyre të afrojë.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, Drita e Kosovës fiton 1-0

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV