Drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar, … madje prodhon dhe kosto!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 30 viteve, gjatë të cilave korrupsioni u konsolidua dhe arriti përmasa të tilla sa u shndërrua në pengesë serioze për zhvillimin e vendit, shtatë vite më parë nisi një prej reformave më madhore, që është ndërmarrë në vend në periudhën e pas tranzicionit, ajo e drejtësisë.

Si asnjëherë tjetër, në korrik të vitit 2016, të 140 deputetët, në një veprim që u quajt një konsensus historik, u bënë bashkë dhe votuan ndryshimet kushtetuese që i hapnin rrugë Reformës në Drejtësi.

Reforma u nxit nga presioni i jashtëzakonshëm nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht këtij presioni, reforma eci ngadalë, si në formimin e institucioneve, ashtu dhe në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të madh apo të formës së kapjes së shtetit, në raport me pritshmëritë që kishte për kapjen e “peshqve të mëdhenj” dhe kostot financiare që shkaktoi dhe vijon të shkaktojë në paratë publike.

P.sh., kostot e pagimit të prishjes së kontratave të koncesioneve vetëm sa vijnë e po shtohen dhe disa prej tyre janë miratuar, pasi filloi Reforma në Drejtësi.

Në vitin 2022, buxheti pagoi 8.5 milionë euro vetëm për t’u mbrojtur në gjykata për rastet e arbitrazhit, ndërsa kosto totale e këtyre të fundit i ka tejkaluar 500 milionë euro dhe rastet sa vijnë e shtohen, edhe në epokën e “drejtësisë së re”.

Reforma në Drejtësi u argumentua se do të sillte dhe pritej të sillte ndikim të fortë pozitiv në ekonomi, sidomos tek investitorët e huaj, që janë ankuar gjithmonë se i pengonin praktikat korruptive, për të ardhur apo për të zgjeruar aktivitetin në Shqipëri.

Deri tani, ata ende nuk duken të bindur se reforma po funksionon. Vetëm pak kohë më parë, në një deklaratë të paprecedentë, Dhomat e Huaja të Tregtisë në Shqipëri janë bërë bashkë për të shprehur hapur shqetësimin e tyre për cilësinë e ambientit për të bërë biznes në Shqipëri.

Ky mjedis u cilësua joefektiv dhe dhomat bënë thirrje për përmirësim të konsiderueshëm nëpërmjet reformave gjithëpërfshirëse, duke kërkuar, ndër të tjera, luftë ndaj korrupsionit dhe rritje të besueshmërisë së sistemit të prokurimit publik, që natyrshëm duhet të kishin ndodhur nëse reforma do të funksiononte.

Ndoshta pritshmëritë e larta e kanë bërë të paduruar individin dhe biznesin për të parë rezultate të dukshme dhe të prekshme. Por, në kahun tjetër, po bëhet gjithnjë e më e qartë se vonesa në Reformën e Drejtësisë ka filluar të japë pasojat e veta dhe të krijojë precedentë, që mund të kenë kosto të larta financiare në buxhetin e shtetit, pra mbi taksapaguesit.

Lexo edhe :  “Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën”, Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve

Reforma e tejzgjatur ka bërë që për shumë dosje janë tejkaluar afatet për shqyrtimin e çështjeve, për shkak të mungesave në trupën e gjyqtarëve të krijuara nga vetting-u i Reformës në Drejtësi.

Kalimi përtej çdo afati të arsyeshëm të mosshqyrtimit nga sistemi i ri i drejtësisë të mijërave dosjeve, që lidhen me padrejtësitë administrative, pritet të rrisë një tjetër fluks të çështjeve që do t’i drejtohen Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Tashmë precedentët janë krijuar, me dy raste kur kjo Gjykatë nuk e cilëson të arsyeshëm tejkalimin e afatit për shqyrtimin e çështjeve, për shkak të vendeve të lira të gjyqtarëve nga vetting-u i Reformës në Drejtësi (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).

Ky precedent i hap rrugën e dhënies së dëmshpërblimeve me faturë të lartë ndaj buxhetit, për të gjithë individët që u janë bërë padrejtësi në marrëdhëniet e punës, pensionet e pleqërisë, pronat, kontratat, raste që lidhen me të drejtat themelore të njeriut, në thelb, çështje si civile, ashtu dhe penale.

Imagjinoni, që sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të vitit 2022 kishte mbi 21 mijë dosje të pashqyrtuara në Gjykatën e Apelit Administrativ, 83% e të cilave kanë vjetërsi mbi 12 muaj, çka nënkupton se kanë kaluar afatet e arsyeshme të gjykimit, parashikuar nga neni 399/2, të Kodit të Procedurës Civile.

Nëse nuk merren masa për të përshpejtuar procesin e shqyrtimit të dosjeve në vend, kostot që do të duhet të mbajë buxheti pritet të jenë të mëdha.

Dhe Reforma në Drejtësi, përveçse nuk po arrin të kapë dot të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”, pritet të kthehet në bumerang.

Dhe barra për paaftësinë e qeverisjes dhe kryerjen e reformave do të mbahet nga taksapaguesit shqiptarë, sepse siç ka thënë mendjendritura Margaret Thetçër: “Nuk ekzistojnë paratë publike; ato janë vetëm para të taksapaguesve”./ Monitori

Të fundit

“Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën”, Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë...

U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar nga një person anonim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak foli edhe për vizitën e tij në SPAK, ku qëndroi mbi 5 orë. “Jam denoncuar...

Aksident i rëndë, autobusi plot me pasagjerë përfundon në det, detajet e para

Një autobus në veri të Norvegjisë me rreth 60-70 persona në bord është përfshirë në një aksident të rëndë dhe ka rënë në det. Alarmi...

Çfarë ndodhi? Arrestohet ministri i njohur, ja për çfarë akuzohet (Emri)

Ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Nesiç u arrestua ditën e sotme së bashku me gjashtë të tjerë me akuza për krim të organizuar,...

Dëbora krijon problematika në veriun e vendit, ja se si paraqitet situata

Në aksin rrugor Topojan-Shishtavec, borëpastrueset janë në veprim për të mbajtur rrugët të kalueshme, duke shpërndarë kripë për të parandaluar ngricat. Megjithatë, drejtuesit e...

Lajme të tjera

Web TV