Parashikimi i Fugës për sezonin e ri politik: I mundshëm aleanca Rama-Basha në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parashikim të fortë për sezonin e ri politik.

Në një intervistë në A2CNN, Fuga deklaron se në shtator është i mundur një aleanca mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Sipas Fugës, Rama është shprehur shpesh herë për të kaluar përtej së majtës, teksa Basha bën retorikë opozitare, por në kritikat e tij qeveria nuk preket.

Parashikimi im për shtatorin është aleanca Rama-Basha. Shikoj një ligjërim të Ramës kur thotë duhet të kalojmë përtej së majtës, flet për një projekt të ri që kalon PS. Unë mendoj që nën shembullin gjerman dhe ndonjë tjetër nga vendet nordike, unë shoh që në kokën e tij ose nuk ka asnjë projekt, ose po hapet ndaj një aleance. Basha ka interes ta bëjë. Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë. Ajo që ndjej te Basha janë dy gjëra.

 Në kritikat e tij qeveria nuk preket. Shikoj një interes. Basha e ka të vështirë ta ndërtojë partinë nga poshtë lartë. Ka një mundësi ta krijojë nga lart-poshtë. Nëse futet në koalicion do marrë disa ministrit, drejtori dhe më pas do rigjenerojë një elektorat për të shkuar në 2025 me këtë kapital elektoral dhe politik”, tha akademiku.

Artan Fuga komentoi dhe zhvillimet në PD e Berishës dhe shtoi se nëse ai nuk merr hapa për transformimin dhe rinovimin e lidershipit, apo hapjen programore, atëherë do të ketë një rrudhje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV