Shëndeti i zemrës nis nga stomaku! Kujdesi që duhet të keni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për vite të tëra na kanë këshilluar që të kemi kujdes me darkat me mish, pasi studime të shumta treguan se një dietë me sa më pak mish i bën mirë zemrës.

Studime të hershme kanë treguar se bakteret që ndodhen në stomak luajnë një rol kryesor në ndikimin që ka mishi i kuq në prekjen nga sëmundjet e zemrës.

Bakteret e sistemit tretës arrijnë të prodhojnë një substancë që quhet trimethlainë kur stomaku tret disa nga përbërësit e mishit të kuq.

Nivele të larta të kësaj substance kanë vërtetuar se mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parashikimin e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Studimet më të fundit ku bazohet dhe AgroWeb.org, tregojnë se persona që konsumojnë sasi të larta të mishit të kuq kishin nivele më të larta të kësaj substance. Por veshkat e tyre gjithashtu nuk arrinin ta eliminonin këtë substancë nga trupi.

Ndërsa personat që konsumonin një dietë me mish të bardhë dhe të pasur me perime dhe fruta, arrinin ta eliminonin më shpejtë këtë substancë nga trupi.

Gjithsesi është vërtetuar se në momentin që njerëzit që konsumojnë shumë mish të kuq, e reduktojnë apo e ndalojnë ngrënien e tij, arrijnë të ekuilibrojnë përsëri nivelet e substancës së lart përmendur.

Kjo tregoi se nivelet e trimethlainës janë të rregullueshme dhe mund të adaptohen përmes dietës për 3-4 javë.

Mënyra e jetesës dhe ajo e të ushqyerit janë kritike për një shëndet të mirë të sistemit karsiovaskular.

Studimet në lidhje me trimethlainën treguan se nëse arrihet të balancohet prodhimi dhe eliminimi i kësaj substance mund të parandaloni sëmundjet e zemrës.

Tanimë studimet po synojnë të gjejnë mënyrën se si bakteret e stomakut e prodhojnë këtë substance. Qëllimi i tyre kryesor është të gjejnë një mënyrë që ta ndalojnë prodhimin e saj kështu rreziku ndaj sëmundjet e zemrës të ulet edhe më shumë.

Të fundit

“El Clasico” e së dielës/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të...

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët

Ardit Rada Këtë të diel, shqiptarët do të votojnë për një parlament të ri. Në këtë garë merr pjesë edhe një figurë e errët e...

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin sot parlamentin e ri

3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të...

Meta do votojë në burgun “313”, Partia e Lirisë thirrje medieve ta transmetojnë “live”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është një prej disa politikanëve shqiptarë që ditën e nesërme do të votojnë në ambientet e burgjeve...

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më të madhe me të...

Lajme të tjera

Web TV