Qelizat që shkaktojnë skizofreninë mund të shfaqen në fillim të shtatzënisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë zbuluar se qelizat që shkaktojnë skizofreninë mund të shihen tek foshnjat në mitër gjatë shtatzënisë së hershme.

Sipas lajmit të “Science Alert”, një grup studiuesish nga Shkolla Mjekësore e Harvardit në SHBA, të udhëhequr nga klinicisti Eduardo Maury, mblodhën mostra gjaku nga 25 mijë njerëz+dhe pa skizofreni dhe skanuan të dhënat gjenetike.

Gjetjet treguan se qelizat e skizofrenisë nuk janë gjithmonë të trashëguara dhe mund të mundësojnë diagnostikimin e hershëm duke përforcuar idenë se sëmundja mund të zhvillohet gjatë shtatzënisë së hershme ose si rezultat i komplikimeve të shtatzënisë.

Në vitin 2017, hulumtimi që analizoi qelizat në laborator gjeti prova se ndarja dhe diferencimi i shpejtë i qelizave të çrregullta të trurit mund të çojë në skizofreni. Në vitin 2021 u identifikuan gjenet aktive në placentë në shtatzënitë e komplikuara dhe të lidhura me skizofreninë.

Në fazën përfundimtare të studimit, u vëzhguan dy gjene të quajtur “NRXN1” dhe “ABCB11” që mendohet se lidhen me skizofreninë kur humbasin në mitër. Nga dy gjenet në fjalë, NRXN1 u zbulua se ishte fshirë pjesërisht ose mungonte në pesë raste të skizofrenisë.

Thuhet se “ABCB11” kodon një proteinë të mëlçisë, por është më pak e lidhur me skizofreninë në krahasim me gjenin tjetër.

Gjithashtu u tha se ndryshimet në këto dy gjene mund të kontribuojnë në një pjesë të vogël, por të rëndësishme të arkitekturës gjenetike të skizofrenisë, ndërsa duhen më shumë studime për të arritur një përfundim të sigurt.

Hulumtimi tregon se katër në çdo pesë raste të skizofrenisë mund të gjurmohen në gjenet e trashëguara nga prindërit. Në rreth 20% të rasteve, nuk ka asnjë lidhje të dukshme me trashëgiminë.

Lexo edhe :  Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

Hulumtimi është publikuar në revistën “Cell Genomics”.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV