“Arrestimi i Ahmetaj”/ Gazetari ngre dyshime: U kërkua për të mbuluar skandalin e Rrajave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me kërkesën e lëshuar nga SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Hoxha e kosideron këtë kërkesë të Prokurorisë së Posaçme ndaj Kuvendit, si një përpjekje për të mbuluar skandalin e ndodhur në Fushë-Krujë, ku familjarë të ish-deputetit Rrahman Rraja janë arrestuar dhe janë në kërkim, pas dhunës brutale ndaj fisit Maja.

Ai shkruan në rrjetet sociale se Ahmetaj ishte aty prej një viti, por u kujtuan ta arrestonin pikërisht sot kur u siguruan që ai ka kaluar kufirin shëndoshë e mirë.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës:

Komandanti nuk me zhgenjen kurre… Ashtu si parashikova te shtunen, se per te mbuluar skandalin e Fushe Krujes, do të plaste nje skandal me te madh per te mbuluar te parin, ashtu beri…

Ja ku jemi sot… “Papritur” dhe “pakujtuar” kerkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…

Arben Ahmetajn aty e kishim qe prej nje viti, pse duhej ta “arrestimin” me patjeter sot, pasi u “siguruan” qe e ka kaluar kufirin shendoshe e mire???!!!!

Ja ku e keni “temen e dites” per te kaluar vapen e ketij meskorriku… Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e perzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjehere me pas plasi “skandali me muxhahedinet”…

Ndodhi skandali me Rrajat në Fushe Kruje, qe atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjehere me pas plaset “arrestimi i ish-zevendesit te kryeministrit”…. Te lumte Komandant, je magjistar i vertete per ta lene miletin me goje hapur…

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV