Juristi tregon sa vite burg rrezikon Ahmetajt nëse shpallet fajtor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Jordan Daci tha se ish-zv.kryeministri rrezikon deri në 12 vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë.

Daci tha në MCN Tv, se nëse Ahmetaj shpallet fajtor dhe do të prezumonte për një dënim më të vogël, atëherë do të përfitonte 7-8 vite burg. Sipas avokatit, janë akuza të rënda dhe serioze që bien ndaj një ish-zyrtari të lartë.

“Akuzat janë serioze se bëhet fjalë për një mal me akuza, nga korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë deri tek pastrimi i produkteve të veprës penale dhe tek fshehja e të ardhurave, e pasurisë. Janë disa vepra për të cilat akuzohet, janë një mal me akuza që në një gjykim të mundshëm dhe shpallje fajtor nënkupton shumë vite burg.

Së pari kemi disa akuza, varet nëse do provohen të gjitha, apo vetëm një. Për korrupsion aktiv të zyrtarëve të lartë është deri në 12 vite burgim maksimumi, kur janë disa vepra ka bashkim dënimesh dhe zbatohen rregulla të ndryshme, nga ajo me përthithje. Prezumohet për një dënim jo të vogël, nëse do shpallej fajtor do ishte mbi 7-8 vite dënim përfundimtar. Shpresoj të marrë drejtësinë që meriton”, tha Daci.

Të fundit

Ishin me pushime në Greqi, aksidentohen në mes të detit 6 shqiptarë

Tre persona u lënduan kur një varkë me shtatë pasagjerë u përplas në shkëmbinj në bregdetin e ishullit Diaporos...

Vjosa Osmani publikon letrën e plotë që i dërgoi Donald Trump (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën...

Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët!/ Ja procedura

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa...

Lefter Koka lë qelinë, ish-ministri i Mjedisit merr 8 orë leje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar. Siç...

“Po ke këllqe merru me këta zogj ku***”/ Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj Altin Dumanit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Apelit mbi çështjen e...

Lajme të tjera

Web TV