Krifca: Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit, nxitje prodhimit bujqësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit ndikojnë në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe reduktojnë rrezikun nga përmbytjet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, tha se, “investimet në infrastrukturën vaditëse dhe kulluese për të lehtësuar punën e fermerëve në prag të sezonit të vaditjes, po ecin paralelisht me programet mbështetëse për mbështetjen e prodhimit bujqësor vendas”.

Ministrja bëri të ditur se, “ekipet e bujqësisë të sektorit të ujitjes dhe kullimit, janë të gjithë në territor për të mundësuar infrastrukturën e nevojshme të ujitjes për fermerët”.

Po ndërhyjmë, tha ajo, që të plotësojmë kërkesat e prodhuesve për të përballuar ditët e thata të sezonit.

“Njëkohësisht, po monitorojmë të gjithë rrjetin kullues për të eliminuar ndotjen që mund të derdhet në det, për të siguruar një sezon turistik të pastër dhe të shëndetshëm”, theksoi Krifca.

Ministrja përcolli në rrjete sociale, aspekte nga puna që po kryhet në rrjetin e infrastrukturës Ujitëse dhe Kulluese në Lezhë, teksa tha se, “puna do të vijoj me të njëjtin ritëm pa u ndalur në të gjithë vendin, përgjatë gjithë sezonit”.

“Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë po pastron vazhdimisht rrjetin e ujitjes dhe kullimit në të gjithë zonën për të rritur eficencën aktuale dhe për tu përgatitur për reshjet e vjeshtës”, u shpreh Krifca.

Investimet e ndërmarra nga MBZHR në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, ka lehtësuar situatën e përmbytjeve, por edhe ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore.

Sot sipërfaqja e vaditur e tokave bujqësore është dy herë më e madhe, krahasuar me 2013 dhe ujiten rreth 260 mijë ha tokë bujqësore që përbën rreth 70 % të potencialit të ujitjes në shkallë vendi.

Gjithashtu strategjia e re e bashkëpunimit të Bankës Botërore me qeverinë shqiptare në fushën e bujqësisë, do të financojë zgjerimin e rrjetit të ujitjes dhe kullimit në territorin rural, duke përdorur metodat dhe teknologjitë më efektive në dispozicion, prej nga përfitojnë direkt dhjetëra-mijëra fermerë.

Lexo edhe :  KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Pothuajse 27 milionë euro investim do të shkojnë për modernizimin apo ndërtimin e sistemeve të vaditjes në një territor prej mbi 23 mijë hektarësh në zonën e Divjakës, Konispolit, Lushnjës dhe kullimit në rreth 10 mijë hektarë të zonës së Semanit, Darzezës dhe Hoxharës.

Ndërsa 27 stacione aktuale të kullimit do të instalohen panele diellore, duke i bërë ato të vetëmjaftueshëm dhe pavarur nga rrjeti i energjisë elektrike, çka i kursen buxhetit të shtetit gjysmë milion euro çdo vit.

Të fundit

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që...

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj qeverisë amerikane dhe ish-presidentit Donald...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Lajme të tjera

Web TV