“Vilat pikat kyçe e SPAK”/Analisti zbulon detaje për dosjen e Ahmetajt: Si justifikon dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa e SPAK kundrejt Kuvendit për të arrestuar ish-ministrin Arben Ahmetaj, ka turbulluar ujërat në mjedisin politik.

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka zbuluar detaje në lidhje me dosjen e ish-ministrit.

Sipas Vangjelit, dy pikat kryesore ku po heton SPAK janë dy vilat e Arben Ahmetajt, njëra në Hamllaj dhe tjetra në një resort jug të vendit, të cilat ish-ministri nuk i justifikon dot. Më tej Vangjeli tha se një nga vilat, sipas pretendimit të Ahmetajt i përket një shtetase zviceranie.

‘Ky është rasti i parë i një zyrtari të lartë për pasuri. Nëse kishte probleme shihej gjithë zinxhiri që është marrë me këtë gjë. Ndjekja e parave do të sillte dhe problematikat. Unë e njoh dosjen e Ahmetatj dhe dy janë pikat në të cilat SPAK ka dyshime të arsyeshme qoftë Vila në Hamallaj qoftë vila tjetër në një resort në jug të vendit, të cilat janë të pajustifikuara.
Nëse në rastin e parë ka ndodhur dyshimi se vila është dhënë nga një prej pronareve të incerenatorëve i cili nuk ka qenë pronar. Pagesat janë bërë nga kanale bankare. Burimi thuhet se ka të bëjë nga të ardhurat e bashkëjetueses së Ahmetajt.
Te e dyta pronari i vërtetë i kësaj vile sipas pretendimit të Ahmetaj dhe studios ligjore, është një shtetase zvicerane e cila ka shkuar në SPAK dhe ka deklaruar me vullnetin e lirë mundësinë e saj për të krijuar këtë pronë dhe për ta gëzuar sipas shtetit shqiptar. Po jetojmë në kohë të vështira.
Mëkatarët sot kanë shumë frikë pasi për herë të parë për 30 vjet po tenton të vendoset balanca dhe kontrolli nëpërmjet 3 pushteteve. Pushteti komandohet nga socialistët ndërkohë që për makthin e të gjithëve e për cinikët pushteti gjyqësor po Lufton për ti dhënë këtij pushteti pavarësinë nga politika.’- tha Vangjeli.

 

Lexo edhe :  Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV