67.9% e shqiptarëve s’hanë 1 vakt të plotë me mish, shkak çmimet e larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

67.9% e popullsisë në Shqipëri, nuk kanë mundësi të konsumojnë një vakt të plotë, që përfshin mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë, sipas Eurostat.

Referuar të dhënave për vitin 2021, Eurostrat verën se krahasuar me mesataren ne Evropë, shifrat e pamundësisë për të konsumuar një vakt me produkte mishi janë tre herë më të larta.

Të ardhurat e pakta dhe çmimet e larta kanë sjellë vështirësi tek familjet shqiptare, për të siguruar edhe disa nga ushqimet bazë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante këto produkte ushqimore, një përqindje më e lartë, krahasuar me vitin 2021 ku të dhënat ishin 7.3%.

Niveli i njerëzve të rrezikuar nga varfëria, në vendet e BE, është në nivele të larta. Bullgaria (44.6%), e ndjekur nga Rumania (43.0%) dhe Sllovakia (40.5%), ishin vendet me % më të lartë të njerëzve në pamundësi për të siguruar ushqim.

Nga ana tjetër, përqindja më e ulët, u regjistrua në Irlandë (5.0%), e ndjekur nga Luksemburgu (5.1%) dhe Qipro (5.6%).

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në nivel global 19.7% e njerëzve në rrezik varfërie nuk ishin në gjendje për një vakt të tillë.

Të fundit

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Lajme të tjera

Web TV