Billionaires Show – loja e Realitetit Virtual që promovon Shqipërinë në rang global

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh brenda këpucëve të një pjesëmarrësi që po teston njohuritë e tij drejtpërdrejt në një TV-show? Ju i keni ndjekur ata dhe keni ditur përgjigjet e pyetjeve, por nuk keni qenë në vendin e tyre për të dhënë përgjigje… Epo, tani është koha për të testuar aftësitë tuaja!

Bëhuni gati për një eksperiencë gjithëpërfshirëse të Realitetit Virtual, ndryshe nga çdo lojë tjetër, pasi Billionaires Show ju çon në një udhëtim emocionues dhe plot sfida ku një pjesë e tyre përfshin trashëgiminë, kulturën dhe historinë shqiptare. Kjo lojë novatore është e para e këtij lloji, duke ofruar një përzierje unike të argëtimit, sfidës dhe edukimit. Hyni në një stacion hapësinor dhe pajisuni me 4 superfuqi të cilat do ju ndihmojnë t’i përgjigjeni 30 pyetjeve që eksplorojnë Shqipërinë dhe botën. Është koha të vini në provë njohuritë tuaja dhe të bëheni pjesë e Klubit ekskluziv të Bilionerëve!

Billionaires Show VR promovon dijen ndërsa ju sfidon duke zgjeruar horizontet me pyetje nga fusha të ndryshme nga mbarë bota. Nga eksplorimi i kulturës së pasur të Shqipërisë deri tek zhytja në tema si historia, shkenca, arti, sporti etj.

Duket se Shqipëria po ecën paralel me zhvillimin teknologjik dhe nëpërmjet kësaj eksperience ofrohet një shans për të qenë pjesë e një spektakli virtual që shumica e njerëzve nuk kanë mundur të jenë…

Tani për tani kemi vetëm një pyetje: A jeni gati të bëheni Bilioner?

Loja mund të porositet online në platformat Oculus Quest, Quest 2 dhe Quest Pro.

 

Të fundit

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime bëjnë me dije se arma...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Lajme të tjera

Web TV