“Mbaj vetë përgjegjësi”, vjen reagimi i radhës i Luizit pas përplasjes me Dea Mishel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë më parë një debat virtual “plasi” mes fituesit të Big Brother vip 2, Luiz Ejlli dhe finalistet së këtij formati, Dea Mishel. Zanafilla e këtij “sherri” ka qenë një deklaratë e Deas brenda në shtëpinë e “Vëllait të Madh, ku e kishte cilësuar Luizin si “provincial”. Kjo është përmendur nga këngëtari në një nga koncertet e tij, madje nuk kurseu as ofendimet për Dean.

Lidhur me këtë ka patur një sërë reagimesh, ku dhe vetë Dea reagoi dhe “shpërtheu” ndaj Luizit. Ndërkohë, që fill pas deklaratës së Deas edhe Luizi ka patur diçka për të thënë. Në një video “Live” në “Instagram”, Luizi në mënyrë indirekte pranoi që e kishte gabim dhe do mundohet që ta mendojë mirë atë se çfarë do të thotë.

“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka”, u shpreh ai.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV