Pas kërkesë së SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, Këshilli i Mandateve.
Ndaj Ahmetajt janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie. Për këto akuza është kërkuar dhe arrestimi i tij.
Bashkë me lejen për arrestimin është dhe ajo për kontrollin personal dhe të celularëve të tij.
Vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por do të përfaqësohet nga avokatët e tij.
Kreu i SPAK Altin Dumani dhe një tjetër prokuror i SPAK kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të mbahet mbledhja.