Samiti i NATO-s, Begaj: Moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Bajram Begaj e ka cilësuar si një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik, samitin e NATO-s që po mbahet sot në Vilnius të Lituanisë.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i shtetit thotë se vendimet që do të merren në këtë samit, do të jenë të dobishme në forcimin e unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar për Ukrainën.

“Samiti i NATO-s në Vilnius është një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik. Vendimet e marra gjatë këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar për Ukrainën.

Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Aleancës për të forcuar masat e parandalimit dhe të mbrojtjes”, shkruan Begaj.

Të fundit

SPAK, prangat e para për blerje votash! Hetime në Malësi të Madhe, Mjedë e Barbullush

Hetimet për krime zgjedhore nuk po kryhen vetëm në letra e në tavolina prokurorësh, por kanë zbritur edhe në...

“E kisha për konsum personal”, kandidati i Lapajt: Nuk ndihesha mirë

I arrestuar ditën e djeshme nga policia e Sarandës pasi u kap me një sasi kokaine me vete, kandidati për deputet i koalicionit “Nisma...

Anëtarësimi në BE më pranë se kurrë, pritet hapja e grupkapitullit të radhës

Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet më 22 Maj në Bruksel, ku pritet hapja e grupkapitullit të ri të negociatave "Konkurrueshmëria dhe...

Shkalla e Parë e dënoi me 1 vit burg, Apeli jep vendimin për Luiz Ejllin

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të Avokateve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së...

Putin: Ne dhe Kina do të miratojmë një dokument për parandalimin e nazizmit

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot, pas bisedimeve me Presidentin kinez Xi Jinping, se do të miratohet një dokument përfundimtar që do të përqendrohet...

Lajme të tjera

Web TV