Të varfrit në Shqipëri, me pamundësinë më të madhe për të siguruar ushqim të mjaftueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë, një pikë përqindje (pp) më e lartë, krahasuar me vitin 2021 (7.3%).

Ndërkohë që 19.7% e njerëzve në rrezik varfërie nuk ishin në gjendje një vakt të tillë.

Për Shqipërinë, të dhënat i përkasin vitit 2021, por ato janë ndër më të lartat në Europë, duke reflektuar pamundësinë për të blerë dhe përgatitur ushqimin e duhur.

Sipas Eurostat, 67.9% e njerëzve në rrezik varfërie në Shqipëri, në vitin 2021 nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë, mëse tre herë më e lartë sesa mesatarja europiane.

Kjo shifër është më e larta në Europë, ndërsa nuk raportohen të dhënat për Kosovë. Pas nesh vjen Turqia, me 62.9%, Maqedonia e veriut 54.8%, Bullgaria 44.9, Serbia 37%.

Të varfrit në Shqipëri, me pamundësinë më të

Jo vetëm të varfrit e kanë të pamundur të sigurojë një vakt të mjaftueshëm. 34.3% e popullsisë shqiptare nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë (nga 8.3% që është mesatarja europiane). Në këtë tregues, Shqipëria renditet e treta më e lartë në Europë pas Turqisë 37.3% dhe Maqedonisë së Veriut 36.5%.

Pamundësia për të siguruar ushqim të mjaftueshëm është e lidhur kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave dhe çmimet relativisht të shtrenjta. Ndonëse kanë pagat më të ulëta mesatare në rajon, rreth 30-40% më pak se vendet e tjera (me përjashtim të Kosovës) familjet dhe individët shqiptarë përballen me çmime më të larta në blerjet e tyre të përditshme.

Lexo edhe :  Gjendet celulari i Ilaria Sulës në banesën e ish të dashurit filipinas

Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ndërsa në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria është e dyta relativisht më e shtrenjtë, pas Serbisë, që ka një tregues prej 62.8%. Në Malin e Zi, çmimet janë sa 60.4% e mesatares së Bashkimit Europian, në Bosnjë-Hercegovinë 57.6, ndërsa më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 51%.

Më të shtrenjta se mesatarja europiane në Shqipëri janë bulmeti (111.7%), vaji (106.7), Pijet joalkolike (108%) elektroshtëpiake (122%), sipas Eurostat. Më i lirë është duhani me 44%.

Për të ardhurat për frymë, Shqipëria renditet e fundit në Europë, me 34% të mesatares europiane.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2022, diferenca midis popullsisë totale dhe të rrezikuar nga varfëria, për sa i përket kapacitetit për të përballuar ushqimin e duhur, ishte gjithashtu i dukshëm në të gjithë vendet e BE-së: përqindja më e lartë e njerëzve në rrezik të varfërisë, të paaftë për të përballuar ushqimin e duhur, u regjistrua në Bullgari (44.6%), e ndjekur nga Rumania (43.0%) dhe Sllovakia (40.5%).

Nga ana tjetër, përqindja më e ulët, u regjistrua në Irlandë (5.0%), e ndjekur nga Luksemburgu (5.1%) dhe Qipro (5.6%). /Monitor/

Të varfrit në Shqipëri, me pamundësinë më të

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV