Tërmeti i fuqishëm shkund këtë vend, kamerat filmojnë momentin e frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndeshje e Primera B në Kili është ndërprerë nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.6 në shkallën Rihter.

Ndeshja mes Deporte Recoleta dhe Deporte Temuco po zhvillohej në kryeqytetin Santiago, në momentin që tëermeti goditi vendin. Një video e postuar në rrjete sociale nga TNT Sports Chile tregon kamerat që dridhen gjatë lëkundjeve dhe ndeshjen që ndërpritet afër fundit të pjesës së parë.

Pasi topi del jashtë loje, lojtarët duken të konfuzuar duke mos ditur se çfarë të bëjnë. Megjithatë, ndeshja u ndërpre vetëm për disa minuta dhe më pas gjyqtari sinjalizoi sërish fillimin e takimit.

Kili ndodhet në pllakën e Amerikës së Jugut dhe kufizohet në perëndim me pllakën Nazca, e cila po zhytet nën vijën bregdetare të shtetit latin, duke bërë që tërmetet të jenë të shpeshta dhe nganjëherë me magnitudë të lartë.

Tërmeti më i madh që ka goditur Kilin është ai i 22 majit të vitit 1960 me një magnitudë 9.5 ballë, e cila është më e madhja e regjistruar në botë. Tërmeti la dy milionë njerëz të pastrehë, të paktën 3000 të plagosur dhe rreth 1655 të vrarë.

Të fundit

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Lajme të tjera

Web TV