Kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, shkarkohet ministri serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asambleja serbe votoi sot për shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Radeta Basta gjatë seancës së sotme.

Si ministër në qeverinë serbe, Basta ka kërkuar për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke deklaruar se Serbia po paguan çmim të lartë duke mos vendosur sanksione ndaj Moskës.

Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka sanksionuar Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në fund të qershorit, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, i propozoi Parlamentit që të shkarkojë ministrin.

Basta u zgjodh ministër i Ekonomisë si pjesëtar i koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë, lideri i të cilës është ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç. Në këtë koalicion bën pjesë edhe partia Serbia e Bashkuar.

Më 20 qershor, Basta njoftoi se kishte regjistruar lëvizjen Rruga Evropiane (PEP) dhe tha se shumë shpejt kjo lëvizje do të shndërrohej në parti dhe do të garonte në zgjedhjet në të gjitha nivelet.

Po të njëjtën ditë, lideri i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviç Palma tha se Bastës i është dhënë një afat që të japë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake.

Të fundit

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por...

Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2400...

Trump shtrëngon vizat, 55 milionë të huaj nën lupën e Departamentit të Shtetit

Departamenti i Shtetit amerikan ka nisur shqyrtimin e mbi 55 milionë të huajve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë, raporton Associated Press. Departamenti...

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë territore Rusisë për të arritur...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Lajme të tjera

Web TV