“Hëngri në Fast Food dhe u rrëzua përtokë”/ 16-vjeçarja ndërron jetë papritur në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 16-vjeçare ka ndërruar jetë nga një goditje alergjike në Halkidiki, duke përhapur trishtim dhe zi në Oreokastro, si edhe gjithë Grqinë.

Sipas informacioneve të cituar nga mediat greke, 16-vjeçarja ndodhej me pushime në Halkidiki kur kishte shkuar për të ngrënë në një restorant. Aty,  ajo dyshohet se ka pyetur nëse një ushqim përmbante një substancë të ndaluar për të, pasi ishte alergjike.

Dyqani thuhet se është përgjigjur negativisht dhe 16-vjeçari e ka konsumuar ushqimin, duke rezultuar në një goditje alergjike. Kalimtarët e rastit kanë thirrur menjëherë ambulancën, por sipas mediave lokale ka mbërritur pas 45 minutash, kur ishte tepër vonë.

Sipas të ëmës, 16-vjeçarja ndodhej në Halkidiki me miqtë e saj me pushime dhe të martën mbrëma kishin dalë për t’u argëtuar, ndërsa në mëngjes herët janë ulur për të ngrënë në një fast-food.

“Vajza ime hëngri një hot-dog, por ajo është alergjike ndaj qumështit dhe është gjithmonë e kujdesshme kur ha jashtë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse ka pasur bulmet në atë që ka konsumuar ”, tha nëna e 16-vjeçares, duke theksuar se vajza është rrëzuar sapo ka ngrënë ushqimin.

Vdekja e 16-vjeçares, e cila dha frymën e fundit në Halkidiki, në orët e para të së mërkurës, pas një vakti me miqtë e saj në një restorant, erdhi si pasojë e aspirimit të përmbajtjes së stomakut të rikthyer.

Këto janë informacionet e ekspertizës mjeko-ligjore kryer në trupin e vajzës fatkeqe, ndërsa priten edhe rezultatet e analizave laboratorike, të cilat do të hedhin më shumë “dritë” mbi rrethanat e vdekjes.

Të fundit

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-Presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datë 4 gusht, ora 11:00 për...

Pas më shumë se dy dekadash, shitet për këtë çmim çorapja e Michael Jackson!

Një nga çorapet e famshme të Michael Jackson, të cilën ai e ka veshur gjatë një prej koncerteve të tij legjendarë, është shitur në...

Nga 500 deri në 5 mijë lekë më shumë, sa do rriten tarifat kadastrale!

Një udhëzim i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i miratuar më 30 maj 2025 tashmë i publikuar në faqen zyrtare të institucionit,...

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut. Ajo u paraqit në SPAK,...

Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

1 gusht 1937 – Vdekja e klerikut poet Nga Leonard Veizi Në agun e zymtë të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur në prangat...

Lajme të tjera

Web TV