Kur arrestimet shiten si sukses…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Lutfi Dervishi 

Ka një garë të ethshme, brenda shumicës qeverisëse se kush do ta lavdërojë më shumë reformën në drejtësi. 

Edhe kur kapen siç thonë në Kosovë “me pelë në dorë”, perla e radhës është: “ta lemë drejtësinë të bëj punën e vet”. Edhe kur afera bën muuu- përgjigja është principiale: çdo njeri është i pafajshëm deri sa gjykata ta shpallë të fajshëm”.
Kulmi i ironisë është mburrja që “drejtësia po godet njerëz në pushtet”. Dhe çfarë njerëzish?! Aq shumë po lavdërohet në këtë drejtim “reforma në drejtësi” sa duket se ministrat, sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtorë e inspektorë të të gjitha rangjeve, kryebashkiak dhe nëpunës të çdo kategorie kanë marrë urdhër që të angazhohen me pasion se kush kryen aktin korruptiv më spektakolar, në mënyrë që drejtësia e re të nisë goditjen nga pushteti. 

Në këtë pikë nuk është se nuk ka rezultate. 

Prej një dekade Shqipëria qëndron në vendnumëro ose bën hapa pas në renditjen antikorrupsion të Transparency International. 

Por ky plan që arrestimet e niveleve të larta i shet si sukses ka një problem proporcionaliteti. Nëse aferat dhe skandalet nuk mungojnë në asnjë nivel, nëse korrupsioni është edhe kapilar edhe elitar, nëse ligjet me porosi janë dëshmi e kapjes së shtetit, në anën tjetër (të drejtësisë) kemi një problem të madh. Mungesë kapacitetesh. 

A nuk do të ishte një zgjidhje logjike që qeveritarët të përfshiheshin më pak në praktika korruptive dhe në vend të aferave të përqëndrohen te nevojat e votuesve? Edhe lehtësohet dretësia edhe “shërbëtorët” në pushtet i shërbejnë votuesve “padronëve” të tyre. 

A nuk ka ardhur koha që të hiqet dorë nga gara se kush thyen rekordet për thyerjen e ligjit dhe poshtërimin e logjikës që t’i jepet kohë një grushti prokurorësh të merren me gjëra të tjera? 

Ministra të kësaj qeverie po shprehin publikisht dëshirën që “drejtësia të veprojë edhe ndaj ish qeverisë së mëparshme”. 

Duhen kujtuar dy gjëra. Qeveria e mëparshme ka 10 vjet që është në opozitë. Drejtësia le të hetojë 2012, madje edhe 1912 nëse Ismail Qemali e mori karrocën që udhëtoi nga Durrësi në Vlorë me tender, me PPP apo me ofertë të pakërkuar. Patjetër hetim për gjithçka. Por si fillim ndalni zullumin. 

Drejtësia nuk është makina e kohës që e kthen me sustë. Që anija e drejtësisë të shkojë edhe në bregun tjetër (te opozita) duhet pastruar bregu i ndotur i qeverisë. Mënyra më e mirë për ta pastruar është të mos e bësh pis me dardha, mollë apo pjeshka… Dhe këtë e ka në dorë qeveria me të gjithë instrumentat që ka. Përndryshe i hapet punë drejtësisë. 

Nëse java shtate dhe e teta është skandal, nuk do t’i leni kohë drejtësisë të shkojë te 2012. 

Nëse arrestimet e niveleve të larta shiten për suksese, po i pranojmë si të tilla, por mirë është të mos përsëriten.

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, sulmon Dumanin/ Altin Troplini, avokat i karteleve të drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës "Detyrim paraqitje" të vendosur nga gjykata lidhur...

Aferat me tenderë qindra milionëshe/ Myslim Murrizi akuzon deputetët e PD për pazare

Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Myslim Murrizi, ka akuzuar ashpër deputetët demokratë se kanë heshtur për aferat qindra milionëshe të qeverisë Rama. Ai tha se...

Georgina Rodriguez shfaq unazën milionadollarëshe në tapetin e kuq në Venecia

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tërhoqi gjithë vëmendjen në ceremoninë Filming Italy Venice Award gjatë Festivalit të 82-të të Filmit, duke ekspozuar...

Po tani? BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën

Kur takohen ministrat e Jashtëm të BE, agjenda e tyre shpesh i ngjan një atlasi botëror. Lista marramendëse deklaratash dhe veprimesh për t'u miratuar, pika...

Dhimitër Anagnosti, kineasti me karrierë të ndritur

Nga Leonard Veizi Ai nuk është më... fizikisht. Sepse u largua nga kjo jetë pikërisht datën e 1 shtatorit 2025, nëmoshën 89 vjeçare. Por ai...

Lajme të tjera

Web TV