Kujdes në mesditë. Ja sa do të arrijnë temperaturat sot!

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 37°C

në zonat e ulëta 18 deri 40°C

në zonat bregdetare 21 deri 37°C.